Ish-stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, tërësisht me pamje të re dhe i quajtur jo zyrtarisht si “Arena Kombëtare”, do të quhet “Air Albania”.
Eshtë pikërisht kompania e re ajrore shqiptare, e themeluar kohë më parë nga turqit në bashkëpunim me shtetin shqiptar, e cila ka blerë emrin e kompleksit të ri futbollisti, i cili pritet të përurohet më 17 nëntor përballë Francës për eliminatoret e Europianit.
Kjo është hera e parë në Shqipëri që një stadium merr emër komercial, një praktikë e njohur në botë.
Kështu, “Qemal Stafa”, një ndërtim fashist me emër komunist, do mbetet thjesht një kujtim i së kaluarës. /tesheshi.com/