Boris Johnson dhe e fejuara e tij Carrie Symonds kanë emëruar djalin e tyre të porsalindur Wilfred Lawrie Nicholas, pjesërisht për nder të dy mjekëve që trajtuan kryeministrin britanik në kujdesin intensiv pas infektimit me COVID-19 muajin e kaluar.
Symonds postoi emrin e shtunën në profilin e saj në Instagram, me një foto të djalit, i cili ka lindur të mërkurën.
Symonds, 32 vjeç, tha se djali u emërua Wilfred sipas gjyshit të Johnson, Lawrie sipas gjyshes së saj dhe Nicholas sipas mjekëve Nick Price dhe Nick Hart për të cilët thuhej se kishin “shpëtuar jetën e kryeministrit” në Spitalin e Shën Gjonit.
“Nuk mund të isha më e lumtur. Zemra ime është e mbushur”, shkroi Symonds dhe falënderoi punonjësit e shëndetit në Spitalin Universitar në Londër.
Kryeministri britanik u kthye në punë të hënën pasi u shërua nga COVID-19 për të cilin përfundoi në kujdes intensiv. /tesheshi.com/