Partia Demokratike e Kosovës i ka dërguar tre emrat e ministrave të rinj, që Isa Mustafa duhet të emërojë në qeveri, pas zgjedhjes së Hashim Thaçit President.
Isa Mustafa, nga ana tjetër ka kërkuar riformulim të kabinetit dhe pritet që situata të sjell një konflikt të ri, i cili është treguar edhe në Kuvend, ku deputetët e PDK-së kanë bojkotuar seancat parlamentare.
PDK ka propozuar që numri dy i qeverisë të jetë Hajredin Kuçi, ministër i jashtëm; Enver Hoxhaj, Gani Koci të jetë ministër i Integrimeve Europiane dhe Anila Statovci të emërohet minister e Drejtësisë.
/tesheshi.com/