Emiratet e Bashkuara Arabe janë duke tërhequr trupat e tyre ushtarake nga Jemeni pa asnjë paralajmërim.
Tërheqja nga vendi fqinj mbi të cilin janë ushtruar një sërë sulmesh ajrore, nuk është sqaruar as nga EBA-të, dhe as nga forcat e koalicionit ku bëjnë pjesë vendet perëndimore.
Që nga fillimi i vitit 2015, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shërbyer një aleat kyç për përpjekjet e Saudisë për të larguar rebelët Houthi nga pikat kyçe të vendit. Për të arritur qëllimin janë përdorur mijëra trupa tokësore si dhe armë – në një luftë që është bërë nën dënimet e vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar lidhur me pasojat njerëzore.
Tërheqja e EBA-ve besohet të jetë e lidhur me një kosto të lartë shpenzimesh, që nuk mbuloheshin dot as nga rajoni i mbushur me naftë. /tesheshi.com/