Emiratet e Bashkuara Arabe rihapën ambasadën në Damask, e cila u mbyll në vitin 2011 në fillim të luftës në Siri.
Abu Dhabi tërhoqi ambasadorin në Siri në vitin 2011, menjëherë pas fillimit të rebelimit kundër Presidentit Bashar al-Assad.
Thashethemet rreth rihapjes së ambasadës filluan të përhapen në ditët e fundit pas fillimit të punimeve në ndërtimin e saj.
Regjimi i Bashar al-Asadit muajin e kaluar i kërkoi aleatëve arabë që të hapnin ambasadat në Damask, duke kërkuar t’i jepnin fund izolimit diplomatik për shumë vite.
Shtatë vite luftë në Siri, e shkatërruan plotësisht këtë vend, duke shkaktuar më shumë se 360 mijë viktima e mijra të tjerë të plagosur, gjymtuar e larguar nga vendi.
Siria u trazua në valën e së ashtuquajturës Pranverë Arabe, por që degradoi në një tragjedi 7-vjeçare, duke patur sërish në krye njeriun e dinastisë Asad. /tesheshi.com/