Emiratet e Bashkuara Arabe kanë paralajmëruar shtetasit e vet të shmangin veshjen e rrobave tradicionale, xhelabiet siç quhen ndryshe, kur të udhëtojnë jashtë vendit, e sidomos kur të gjenden në vendet publike.
Reagimi i këtij shteti të Gjirit vjen pasi një prej shtetasve të tij, i gjendur në Ohio të SHBA, është dyshuar për terrorizëm, pikërisht për shkak të veshjes së vendit nga vinte.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Emirateve kanë deklaruar se banorët duhet të shmangin veshjen tradicionale për shkak të “sigurisë së tyre personale”.
Mediat lokale kanë raportuar se si një biznesmen nga Emiratet, Ahmed al-Menhali javën e kaluar gjatë qëndrimit në një hotel në Ohio, SHBA, pas denoncimit të punonjëses së hotelit, është plandosur përtokë dhe është arrestuar nga ana e policisë për shkak të dyshimit se mund të ketë lidhje me ISIS… vetëm për shkak të veshjes së tij. /tesheshi.com/