Anija “Butrinti”, së bashku me një anije greke dhe një turke, shpëtuan 55 emigrantë nga një gomone në vështirësi, informon ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
“Së bashku me një anije greke dhe një turke, ekipi i anijes ‘Butrinti’ shpëtuan 55 emigrantë nga një gomone në vështirësi”, theksoi Peleshi, duke shtuar:
“Në këtë operacion shpëtimi, efektivët e FA, treguan përkushtimin e palëkundur për parandalimin e humbjes së jetëve të njerëzve dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situata të tilla emergjente”. /tesheshi.com/