Disa ditë përpara samitit evropian dedikuar krizës së emigrantëve, kancelari austriak Sebastian Kurz njoftoi organizimin e një samitit të ardhshëm me Bashkimit Evropian dhe Afrikës – pa u përcaktuar se me cilën strukturë politike të kontinentit të zi – ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për një kthim sistematik të emigrantëve të paligjshëm.
“Ne do të organizojë një samit Evropës – Afrikë në dhjetor. Ne shpresojmë në mbështetjen e Francës, pasi duam të përqëndrohemi në zhvillimin ekonomik të Afrikës,” tha kancelari Kurz pas takimit me Macron.
Në Austri, e cila mban presidencën e rradhës së BE-së që nga korriku, një samit evropian do të fillojë në Salzburg më 20 shtator.
“Në parim, ky samit është një ide e mirë”, u tha nga Pallati Elysee, ku u theksua dëshira e Macron për të forcuar partneritetin evropian me Afrikën. /tesheshi.com/