Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Emërimi i shumëpritur: misioni që e pret Richart Grenell-in…

Arsyeja se pse superbesniku i Trump-it nuk u emërua Sekretar Shteti

by te Sheshi
15/12/2024
in Amerika, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Emërimi i shumëpritur: misioni që e pret Richart Grenell-in…
97
SHARES

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump njoftoi të shtunën se ish-ambasadori në Gjermani dhe besnik i lartë i tij, njëherësh dhe ish-i dërguar për Ballkanin, Richard Grenell, njeriu që rrëzoi qeverinë e parë të Albin Kurtit, do të shërbejë si i dërguari special i presidentit, duke i dhënë fund spekulimeve javësh për rolin e “aleatit bombë” në administratën e dytë të “Trump”.

Në një postim për Truth Social, Trump tha se ish-drejtori i tij në detyrë i inteligjencës kombëtare dhe i dërguari special për dialogun midis Serbisë dhe Kosovës “do të punojë në disa nga pikat më të nxehta në botë, duke përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”.

Duke pasur parasysh fokusin e dukshëm në pikat e nxehta globale, është e mundur që puna e Grenell mund të përfshijë Iranin, Sirinë, Jemenin, Sudanin, Haitin ose ndonjë numër krizash të tjera.

Njoftimi zgjidh misterin se çfarë roli do të merrte Grenell në administratën e dytë të Trump-it, pasi emri i tij mungonte dukshëm në një mori emeërimesh të administratës dhe kabinetit në pritje. Grenell bëri presion për emërimin e tij si Sekretar Shteti, por humbi ndaj Senatorit nga Florida, Marco Rubio, duke frustruar zërat e politikës së jashtme me prirje të djathtë. Ai gjithashtu hodhi poshtë rolin e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.

Spekulimet më pas u kthyen nëse Grenell do të emërohej i dërguari special për Iranin ose krizën Rusi-Ukrainë ose do të merrte një post ambasadori të profilit të lartë.

Ditët e fundit, Trump ka sinjalizuar se besniku do të përfundojë në një pozicion të rëndësishëm. Trump njoftoi sa vijon në Truth Social të mërkurën mbrëma: “Richard Grenell është një person i jashtëzakonshëm, një yll. Ai do të jetë diku, lart!”

Pozicioni i Grenell-it mund ta vërë atë në kundërshtim me Rubion dhe ishte e paqartë nga njoftimi se si roli i tij do të ndërvepronte me Departamentin e Shtetit.

Në shtator, Grenell mori pjesë në takimin privat të Trump-it me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Trump Tower në Manhattan, raportoi Reuters. Ai publikisht mbrojti fundin e luftës së Rusisë me Ukrainën në kushte që qeveria e Kievit i konsideron të papranueshme.

Diplomacia e dështuar dhe biznesi i suksesshëm në Ballkan

Në shtator 2020, Rick Grenell ishte shumë aktiv ndërkombëtarisht. Ai hartoi një plan, si i dërguar i posaçëm për bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili rezultoi me një marrëveshje të nënshkruar veçmas në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti.

Presidenti Trump më vonë deklaroi se kishte arritur të “ndalonte konfliktin e përgjakshëm të gjatë midis serbëve dhe shqiptarëve”. Asgjë nuk doli nga ajo marrëveshje dhe ajo u harrua shpejt, pasi si duket u realizua në mënyrë që Trump të mund të thoshte se kishte arritur sukses ndërkombëtar përpara zgjedhjeve presidenciale në nëntor të atij viti.

Megjithatë, edhe pasi Joe Biden u bë president amerikan, Grenell mbeti i lidhur me Ballkanin Perëndimor, më konkretisht me Serbinë. Kështu, në tetor 2023ai  mori medaljen “Urdhri i flamurit serb”, dhënë nga presidenti Vuçiç, i cili e ka vlerësuar atë si “mik i vërtetë i Serbisë”.

Ajo “miqësi” vazhdoi dhe u kthye në një biznes të madh dhe një investim të madh me vlerë gjysmë miliardë dollarë. Vajza e Trump-it, Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner kanë investuan paratë për ish-kompleksin e Shtabit të Ushtrisë serbe në qendër të Beogradit, bombarduar nga NATO për shkak të Kosovës, për të kthyer atë në atraksion turistik. E gjitha kjo përmes Grenell-it. Kështu hynë në Serbi paratë e familjes Trump.

Një vit më vonë, Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale në Amerikë dhe Richard Grenell ishte kandidati kryesor për njeriun e parë të Departamentit të Shtetit. Për habinë e shumë njerëzve në Uashington, Trump emëroi Senatorin Rubio në vend të Grenell-it.

Tani e dimë se cili do të jetë fati i tij si një i djathtë radikal dhe besnik i vendosur brenda rrethit të Trump-it. Ne e dimë se ai do të jetë një i dërguar special për misione speciale. Ndoshta një nga ato misione do të lidhet sërish me Ballkanin Perëndimor? Ndoshta?

Ne nuk e dimë këtë, por e dimë që Grenell u pamundësua si Sekretar i mundshëm i Shtetit pikërisht për shkak të Ballkanit Perëndimor, ose më mirë për shkak të lidhjes së tij me Aleksandar Vuçiçin dhe familjen Trump, e cila lidh një marrëveshje prej 500 milionësh. dollarë.

Në minutën e fundit, Trump hoqi dorë nga nominimi i Grenell-it për Sekretar Shteti me nxitjen e disa këshilltarëve të tij, të cilët e bindën se kjo situatë mund t’i sillte telashe dhe se kjo lidhje me Grenellin, Vuçiçin dhe çiftin Kushner mund të vlerësohej si konflikt interesi dhe nepotizmin. E cila është në të vërtetë. Trump nuk donte ta tërhiqte vajzën e tij në një histori më të thellë, veçanërisht pasi Komisioni i Financave të Senatit udhëhoqi një hetim për punët e Grenell-it dhe Kushner-it në Serbi dhe Shqipëri.

Sido që të jetë, Trump po emëron Richard Grenell-in si të dërguarin special, duke thënë: “Rick do të vazhdojë të luftojë për paqen përmes forcës dhe gjithmonë do ta vendosë Amerikën në vend të parë”. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Next Post
Pse duhej të vetëvritej kritiku i ashpër i OpenAI-t?!

Pse duhej të vetëvritej kritiku i ashpër i OpenAI-t?!

Si u arratis Assad në Rusi?

Si u arratis Assad në Rusi?

Deri ku shkon AI nëse keqpërdoret…

Deri ku shkon AI nëse keqpërdoret…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni