Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rrëfimi i Emanuelës, të parës femër arbitre futbolli në Shqipëri: ja ku e gjej kurajon…

by te Sheshi
13/05/2016
in Intervista, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Rrëfimi i Emanuelës, të parës femër arbitre futbolli në Shqipëri: ja ku e gjej kurajon…

Nga Bardha Nergjoni

13221297_1728287457414910_2063474483686889489_o

Vështirë të imagjinohet që në një vend si Shqipëria, ku na stadiumet e saj hapet libri i shtëpisë për atë që arbitron, “motra” e shënjestruar  verbalisht nën thirrje në korr, të jetë vetë në fushën e lojës. Por ja që kjo po ngjet dalëngadalë. Madje madje, mbrohet dhe ideja se shpresa e vetme për t’a përmirësuar situatën  e dhunshme në stadiumet tona, janë pikërisht femrat. Një nismë për sa më shumë femra në stadium ka përfshirë edhe Federatën Shqiptare të Futbollit.

Janë stërvitur 20 vajza, që tashmë, arbitrojnë në ndeshjet e të rinjve, dhe madje një prej tyre është çertifikuar edhe nga FIFA. Duket se vajzat gjyqtare sportive kanë sfiduar mentalitetin e deritanishëm se këto janë vetëm punë për meshkuj. Emanuela Rusta është 22 vjeçe dhe po vazhdon me hapa të shpejtë rrugëtimin drejt arbitrimit të profesionistëve. Në ndeshjen e parë të  kombëtareve për femra mes Shqipërisë dhe Ukrainës, ajo zbriti në fushë dhe provoi një ndër emocionet më të rralla, atë të gjykimit të një ndeshjeje ndërkombëtare.

13220712_1728287077414948_127247073620667733_o

Emanuela i ka të qarta objektivat e saj dhe mban një regjim të fortë ditor si në stërvitje ashtu edhe në ushqim. Së fundi ajo arbitroi edhe ndeshjen finale për kupën e futbollit mes shkollave të mesme “Goal Europe” të organizuar nga Delegacioni i KE-së në Shqipëri në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit.

Emanuela e pranon se ndërsa ka zbritur në fushë, sharjet tashmë janë më të pakta, përballjet me lojtarët më të rralla por duket ende një realitet shqiptar që nuk e ka pranuar totalisht një gjyqtare sportive femër.

Në një intervistë ajo rrëfen eksperiencën e saj në fushë dhe jashtë saj.

Si ka nisur rrugëtimi drejt gjykimit profesionist?

13162487_1046528135385149_1886577689_n

Kam filluar të merrem me sport qysh në moshën 13-vjeçare. Jam aktivizuar në basketboll për shumë vite. Më pas vazhdova shkollën e lartë për fiskulturë dhe kam filluar punë mësuese fiskulture në një shkollë private. Njëkosisht u angazhova si instruktore palestre ku vazhdoj tashmë prej dy vjetësh.  Propozimi për t’u bërë arbitre më erdhi fare rastësisht. Një prej gjyqtarëve, i çertifikuar nga FIFA, Enea Jorgji, më propozoi të angazhohesha për arbitrim. Fillimisht mora pjesë në kolegjium dhe nisa të stërvitem për arbitre. Më parë kam qenë asistente në shumë ndeshje. Pas angazhimit tim dhe përgatitjes sportive, u vendos nga Federata që të bëhem kryesore. Aktivizimi filloi nga ndeshjet e U13 e më pas tek ekipet e tjera si ndeshjet e kampionatit të femrave, etj.

Çdo të thotë të bëhesh arbitre futbolli?

Së pari duhet të kem disiplinë sportive, dhe së dyti duhet të kem parasysh shumë mirë rregullat e lojë. Po kështu një gjë që e bëj gjithmonë në një ndeshje është pëqendrimi. Nuk dëgjoj asgjë çfarë ndodh jasht fushe. Për të qenë një arbitër i mirë duhet të ndjekësh të më të mirët. Shikoj shumë ndeshje. çdo ditë shikoj gati dy orë ndeshje duke parë lëvizjet e arbitërve, faullet, reagimet e tyre etj.

Si është një ditë e jotja e zakonshme?

Ha mëngjes të shëndetshëm. Shkoj në shkollën ku jap mësim. Më pas bëj çdo ditë një orë e gjysëm deri në 2 stërvitje për arbitrimin. Dita vazhdon  me palestrën ku jam instruktore, duke mbyllur me një ushqim të shëndetshëm larg fastfood-eve. Dal shumë pak nëpër kafe dhe kryesisht me familjarët e mi. Ndërkohë në fundjavë gjykoj ndeshje.

Cili është objektivi kryesor që ke?

Të bëhem një arbitre shumë e mirë, dhe pse jo kryesore e çertifikuar nga FIFA.

Në cilën ndeshje ke pasur më shumë emocione?

Ndeshja e ekipeve të shkollave “Goal Europe” ishte e para për mua me aq shumë tifozë. Ishte një emocion dhe një kënaqësi e papërshkrueshme. Do ta mbaj mend mirë këtë ndeshje. Jam kënaqur shumë dhe shpresoj të jetë një nisje e mirë.

Jeni përballur me mentalitetin apo paragjykimet?

Ka pasur në fillim nga ata që kanë thënë se një femër nuk e bën dot gjykimin sportiv. Fakti që unë kam vazhduar e do vazhdoj në këtë lloj profesioni, tregon që një femër mund t’ja dalë. Jo vetëm një mashkull mund ta bëjë arbitrin dhe kjo është e vërtetuar. Madje një arbitre femër mund të ndikojë shumë që të ndryshojë shumë edhe sjelljen në fushë pasi lojtarët maten më shumë. Ka më pak fyerje.

20160511_172111

Çfarë përgatitje fizike kërkon arbitrimi i një ndeshjeje të zakonshme?

Nëse je gjyqtari kryesor kërkon përgatitje të mirë fizike. Ka edhe teknikat e veta siç është  lëvizja diagonale që evitojnë një lodhje më të madhe. Arbitri në fushë duhet të zgjedhë ku duhet të pozicionohet dhe nuk duhet të jetë një asnjë rast pengues. Përgatitja fizike më ka ndihmuar shumë që të jem kjo që jam sot.

Të ka ndodhur të bësh gabime? Si ke reaguar?

Ka ndodhur që janë bërë edhe gabime. Arbitrat mund të bëjnë gabime. Më ka ndodhur që të marr vendime të gabuara, por në asnjë moment nuk duhet të mendosh këtë por të vazhdosh përpara pasi mund të bësh një gabim tjetër që mund të jetë akoma më i rëndë se i pari.

Si e ka pritur familja vendimin për t’u bërë arbitre?

Në fillim janë stepur pak, por meqenëse unë e doja, më kanë mbështetur. Nuk e kanë kompleksin e opinionit, fatmirësisht. Arbitrimi është thjesht një profesion që nuk ka lidhje me personalitetin tim apo si jam unë. Nëse merr një vendim të tillë duhet ta ndash mendjen dhe t’i thuash vetes që kjo është një punë dhe do ta bësh mirë.

Po njerëzit që të rrethojnë dhe tifozët si po të shikojnë në fushë?

Fillimisht dukej habi, ndërsa tani ka filluar të shikohet në anën pozitive. Femra është zbutëse e një situate që mund të përfundojë në dhunë. Sa më shumë femra të ketë në stadium, sa më shumë arbitre aq më i kulturuar do të bëhet futbolli. Tani është vetëm fillimi por besoj se do të ketë konkurencë dhe më shumë femra që synojnë këtë profesion.

Çfarë kërkon arbitrimi për një femër?

Së pari duhet të vendosësh që këtë gjë do e bësh dhe nuk do ndalesh përballë vështirësive. Dhe unë nuk do tërhiqem nga opinioni apo mentaliteti që mund të ekzistojë në Shqipëri. I kam të qarta objektivat e mia dhe do të vazhdoj në këtë rrugë pasi më pëlqen shumë.

Në fakt, Shqipëria nuk ka pasur arbitre femra më parë. Si ju duket fakti që jeni ndër femrat e para arbitre?

Jam shumë krenare për veten dhe ndjehem shumë shumë mirë për këtë. Pres që të shtohen femrat se konkurencën nuk e kam frikë madje më bën të punoj akoma më shumë. /tesheshi.com/

Related Posts

“Klasikja” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?
Kryesore

“Klasikja” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

11/05/2025
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”
Kryesore

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Next Post
Irani nuk ka nënshkruar marrëveshjen e haxhit, ua pamundëson iranianëve kryerjen e tij

Irani nuk ka nënshkruar marrëveshjen e haxhit, ua pamundëson iranianëve kryerjen e tij

Arsyeja e rëndësishme pse nuk duhet t’i përdorim reagimet në Facebook

Arsyeja e rëndësishme pse nuk duhet t’i përdorim reagimet në Facebook

A e përkrah PDK protestën e AAK dhe NISMA?!

A e përkrah PDK protestën e AAK dhe NISMA?!

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Klasikja” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

“Klasikja” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

11/05/2025
Rama dhe Erdogan, një “alo alo” një ditë para zjedhjeve

Rama dhe Erdogan, një “alo alo” një ditë para zjedhjeve

11/05/2025
Putini propozon paqe me Ukrainën, zgjedh Stambollin për negociata

Putini propozon paqe me Ukrainën, zgjedh Stambollin për negociata

11/05/2025
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni