Elvis Rroshi, kreu i Bashkisë së Kavajës, ka lënë qelinë dhe ka shkuar në shtëpi pasi Gjykata e Tiranës ka ndryshuar të të enjte masën e sigurisë ndaj tij.
Për Rroshin u vendos masa “arrest shtëpie”, duke bërë që ai së paku të dalë nga qelia në të cilën përfundoi para pak ditësh, me akuzën për fallsifikim dokumentash gjatë vetëdeklarimit në formularin e dekriminalizimit. “Por edhe masa “arrest shtëpie’ është e paligjshme. Dhe këtë vendim do ta apelojmë’, tha avokati i tij, Theodhori Sollaku.
Tek Rroshi cështjet u komplikuan pasi në deklarimet e tij për përfshirje në procese penale, akuza apo ndëshkime ligjore, nuk rezultonin disa sosh që u publikuan me vonë nga media. Beteja e mbrojtjes së tij, është ajo e justifikimit me faktin se ai nuk ka qenë në dijeni për to. /tesheshi.com/