Një qytet gjerman ku Elvis Presley ishte stacionuar si një ushtar i SHBA në vitet 1950, ka instaluar imazhin e tij në tre dritat e semafori.
Kjo risi ndodhi në qytetin e Friedbergut, ku Elvis, i cili vdiq në vitin 1977, ishte stacionuar në kazermat Ray të Ushtrisë Amerikane nga tetori 1958 deri në mars 1960. Ai jetoi në Bad Nauheim aty pranë.
Friedberg, në veri të Frankfurtit, tashmë ka një “Elvis Presley Platz” – Sheshi Elvis Presley – dhe vendosi të shtojë tre dritat si një tërheqje plus për shumë tifozë të Elvisit që tashmë bëjnë pelegrinazh në qytet. /tesheshi.com/