Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Elona Agolli: Im atë Dritëroi, ende i pazbuluar!

by te Sheshi
14/10/2016
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 5 mins read
A A
Elona Agolli: Im atë Dritëroi, ende i pazbuluar!

Nga Bardha Nergjoni

Në këtë 85-vjetor, Dritëroi u mungoi sallave. Por vizitat në shtëpinë e tij nuk munguan, lulet dhe vlerësimet e mirënjohjes rrodhën varg frymëzuar nga proza dhe poezia e tij ndër vite. Studiuesit sollën risi, miqtë kujtime dhe shkrimtarët e tjerë përshtypje nga një emër i shquar i letrave shqipe.

20161013_131640

Vajza e tij, Elona, duke qëndruar më afër të atit nxit që vepra e tij të studiohet ende pasi ka shumë për të zbuluar. “Zëri i Dritëroit i mungon sallave në këto ditë të rëndësishme. Vepra e tij ka qenë e pranishme dhe tërthorazi është e pranishme çdo ditë të jetës sonë. Ka ende një pjesë që duhet studiuar dhe zbuluar. Ka vepra e personazhe që duhen zbërthyer nga ne, nga studiuesit por edhe nga ai vetë pasi është ende mjaft i mençur për të diskutuar veprat e tij”. Ndërsa e pyet për dimensionet se si duhet ta shohim ne Dritëroin, Elona shprehet e ngazëllyer për marrëdhënien që ka ajo me babain, sidomos në këtë periudhë të jetës së tij. “Dritëroi duhet parë në shumë këndvështrime si në marrëdhëniet e tij personale, në raport me veprën, me poezitë që sapo janë botuar, me personazhet e tij. Kështu Zylo ende nuk është zbërthyer aty ku duhet. Ka ende për të mësuar rreth analizës së tij. Po kështu ‘Arka e djallit’ apo përmbledhja e fundit me poezi ‘Prit edhe pak’. Ka ende shumë për të gërmuar në veprën e Dritëroit.”

Elona sjell gjithashtu edhe ditët e zakonshme të shkrimtarit të lidhur me letërsinë. “Në këtë kohë që po qëndroj shumë afër babait, shikoj se si ai gëzohet, ngazëllehet kur lexojmë poezi. Kalojmë gjysmë ore një orë duke lexuar herë unë e herë ai me atë zë të pakrahasueshëm me çdo recitues, por edhe unë që përpiqem ta imitoj duke dëgjuar ritmikën dhe melodikën e vargut. Dritëroi është kritik për veten, ironik, di edhe të tallet me ndonjë poezi që i duket i lehtë, analizon në detaje çdo gjë”.

14681770_669298986585084_8703800454973656161_n

“Shkrimtari është një gjysh i lumtur duke krijuar raporte të veçanta me nipërit e tij”, shton Elona e pyetur në marrëdhëniet me nipër e mbesa. “Me Anën ka një raport të veçantë pasi ajo është rritur me Dritëroin. Ka qenë si fëmija e pleqërisë. Ana ka sjellë shumë ndryshim në jetën e tij. Ka sjellë freskinë, ka përjetuar se si rritet një fëmijë gjë që ndoshta me ne ka pasur impenjime të tjera, më i ri. Anën e ka parë derisa u rrit e shkoi në universitet. Ky është raporti më i veçantë që ka”. Duke e mbyllur Elona vazhdon të nxisë studimet për shkrimtarin e madh. “Kam bindjen që ende ka vend për të zbërthyer Dritëroin në veprën e tij”….

Fondit të Agollit i shtohen tri drama “të ndaluara”

Studiuesi i letrave shqipe, Shaban Sinani thotë se risia e këtij 85-vjetori të lindjes së Agollit janë tri drama të zbuluara së fundmi.

“Janë tri drama të ndaluara të Dritëro Agollit, ‘Fytyra e dytë’, ‘Mosha e Bardhë’ dhe ‘Baladë për një grua’. ‘Fytyra e dytë’ është ndaluar tri herë dhe nuk është botuar asnjëherë si tekst. ‘Baladë për një grua’ është një dramë që nuk ka ekzistuar as në jetëshkrimin e autorizuar të autorit pasi konsiderohej një dramë e humbur praktikisht. Ndërsa ‘Mosha e bardhë’ për fat të mirë është dorëzuar paralelisht në shtëpinë botuese ‘Naim Frashëri’ dhe ‘Rilindja’ në Prishtinë, ku edhe u botua, në një periudhë kur lejohej të kaloheshin dorëshkrime në Kosovë dhe ky dorëshkrim u bë shkas që të ndalohej kalimi i dorëshkrimeve në Kosovë. Këto drama janë gjetur në arkivat e teatrove ku janë vënë skenë dhe  kanë mbetur jasht qarkullimit për shkak të ndalimit. Është hera e parë që akademia e shkencave i sjell në dritë.

Tri dramat i përkasin viteve ‘60-të dhe ‘70-të pasi më vonë Agolli nuk ka provuar të shkruajë drama. Drama ‘Fytyra e dytë’ nuk është nisur për dramë por si një tregim dhe më pas me nxitjen e regjizorëve është përgatitur për tu vënë në skenë. Për këtë dramë, ai nuk ka pasur dëshirë të botohet pasi ndërhyrjet kanë qenë aq të mëdha saqë ai nuk donte të dilte në dritë pasi ndryshimet kanë qenë të mëdha për shkak të ndikimit të realizimit socialist.

“Mosha e bardhë” është vënë në skenë tre herë. Është ndaluar si një dramë që ka intrigë jo konflikt dhe nuk kishte frymën heroike të kohës siç kërkohej në teatrin. Vetë shkrimtari nuk tentoi ta kthente në botimin e veprës së plotë pasi e konsideronte të humbur.

Shkrimtari është njohur së fundi me botimin e dramave. Unë kam pasur kontakte kur kam gjetur tekstin e dramës ‘Baladë për një grua’. Ai nuk e kishte tekstin dhe i kam dhuruar një kopje. Qe shumë i prekur. Edhe në ditën e 85-vjetorit, u shpreh se këto drama i konsideronte të humbura.

Këto drama kanë vlerën e tyre pasi dihet fare mirë se drama ka pasur një vend të driskriminuar në të gjithë gjinitë letrare të Shqipërisë. Kontrollohej dy herë, si tekst dhe si shfaqje. Mendoj se kontributi më i madh është për studiuesit për të vënë përballë çfarë ka përfaqësuar drama që nuk ndalohej dhe ajo që vihej në skenë. Duhet gjykuar që edhe këto drama ishin në frymën e realizmit socialist sado që ndonjë kanon cënohej”.

Ilia Terpini, dokumentar për Dritëro Agollin

Në 85-vjetorin e Dritëroit, operatori i njohur, gati legjendar, Ilia Terpini, rrëfen për dokumentarin e përgatitur për figurën e tij.

“Ne e kemi përgatitur dokumentarin me rastin e 85-vjetorit të shkrimtarit. Kam pasur rastin të shkoj në shtëpinë e tij, më lindi ideja që të kishim një dokumentar në këtë vit të shënuar. Unë e mora me vonesë filmin për ta realizuar por ia arrita qëllimit. Shkuam në fshatin e tij të lindjes në Devoll, në Gjirokastër ku ka bërë shkollën e mesme, në Shën Petërsburg ku ka qenë student dhe sollëm momente të jetës së tij si dhe pjesë nga filmat me skenar të shkrimtarit. Dritëroi si shumë studentë shqiptarë u martua me një ruse. Rusët janë shumë të dashur si popull dhe një pjesë e mirë u martuan dhe pësuan fatkeqësi. Edhe pse u martua e kishin një djalë, me prishjen me Rusinë, gruaja Dritëroit iku në Rusi bashkë me të birin. Në 2004 kam qenë bashkë me Dritëroin gjatë vizitës së tij dhe takimin me djalin që janë pjesë e këtij dokumentari. Ato janë kujtime të rralla pasi fatkeqësisht djali i Dritëroit prej 6 muajsh nuk jeton më. Ky dokumentar është munduar të sjellë Dritëroin në këto 85 vite. Sigurisht që ka shumë për të bërë për shkrimtarin në vazhdim”, përfundon Ilia pas prezantimit të dokumetarit në Akademinë e Shkencave duke lajmëruar se shumë shpejt do të jetë për publikun e gjerë nëpërmjet transmetimit në Televizionin Shqiptar. /tesheshi.com/

Related Posts

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Next Post
Ja si do të jetë Facebook Messenger në realitetin virtual

Ja si do të jetë Facebook Messenger në realitetin virtual

Qeveria e Kosovës s’e di datën kur do e ridërgojë Demarkacionin në Kuvend, shpreson në reflektimin e Listës Serbe

Qeveria e Kosovës s’e di datën kur do e ridërgojë Demarkacionin në Kuvend, shpreson në reflektimin e Listës Serbe

Disa nga momentet më shokuese të para live në televizor (video)

Disa nga momentet më shokuese të para live në televizor (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Berisha “harron” votën e diasporës

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025
Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?

Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?

13/05/2025
Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?

Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni