Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Elisi: një “çun Tirone” që “bo biçikleta me durt e veta”!

by te Sheshi
27/09/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Elisi: një “çun Tirone” që “bo biçikleta me durt e veta”!

Nga Roald A. Hysa

Moda e biçikletave është rikthyer përsëri dhe po ka një tërheqje të madhe tek njerëzit. Ndoshta ajo pjesë e shoqërisë që nuk e tërheq biçikleta nuk e ka vënë re këtë gjë, porse politika për arsyet e veta e ka përdorur rëndom këtë imazh nëpër media. Elisi është një nga ata që është me të vërtetë i pasionuar pas biçikletave dhe jo vetëm pas njërës, sepse ai deri tashti ka restauruar tre të tilla. Elisi është një çun Tirone i rritur dhe i ushqyer me dashurinë për biçikletën. Ai deri tashti ka ngritur tre të tilla, një Tornado zvicerane e viteve 1950, Bergshtolc e vitit 1945 dhe një Herkules e vitit 1970. Dashurinë për biçikletën ia ka futur babai i tij qysh kur ai ishte një fëmijë 6-vjeçar, duke i blerë biçikletën e parë për fëmijë. Tashmë babai i tij ka ndërruar jetë, porse pasionin e vet për biçikletat ia përcolli të birit, Elisit. Dashuria për dy-rrotakët është pjesë e hershme e familjes Shkreta.

Elisi kujton që ka pasur një xhaxha me motor qysh në kohën e Zogut, e më pas babain e vet me dashurinë për biçikletat, e cila ishte i vetmi mjet i mundshëm për të gjithë njerëzit gjatë regjimit komunist që shkoi. Në vitet 1970-1980 ka qenë një tendencë e përhapur shumë “ngritja e një biçiklete”, pra, gjeje fillimisht një trup e më pas pak nga pak i mblidhje pjesët e tjera të biçikletës, e në fund i bashkoje të gjitha, dhe ja ku përfundoje pronar i një mjeti lëvizës, që për kohën ishte një gjë shumë e madhe. Më e rrallë pastaj ishte të kishe një motor, kjo ishte një gjë shumë e madhe. Gjithsesi prej disa kohësh Elisi po merret me biçikleta dhe ai me shumë pasion e këmbëngulje i ka gjetur në gjendje të keqe, i ka blerë, i ka marrë, ju ka gjetur pjesët e përshtatshme, si bucela, ka rregulluar shalat e i ka qepur tek një usta, dorezat i ka kombinuar me ngjyrat me të cilat i ka lyer biçikletat dhe në fund ka marrë një produkt të ri të kënaqshëm. Madje shalën e njërës e ka gjetur të hedhur në një qoshe dhe e ka marrë e ka çuar te një usta lëkure për ta veshur. Vetë ato biçikleta përmbajnë një histori të tërë, por që tashmë janë modifikuar dhe lyer për t’i sjellë në një realitet të ri.DSC03730

Njërën e ka lyer bardhë e blu, se edhe vetë Elisi është tifoz i Tironës, njërën portokalli dhe tjetrën vishnje, ku edhe këto të dyja të kombinuara me ngjyrë të bardhë. Elis Shkreta është një artist më vete, pikërisht për botën e biçikletës. Ai na tregon shumë gjëra, por duket qartë që i ka të konsoliduara shijet e veta estetike për ngjyrat dhe mjetet që përdor. “Kam bërë bashkimin midis të vjetrës dhe bashkëkohores te këto biçikleta…”,- na rrëfen midis të tjerash. Ai vazhdon të rrëmojë në këtë drejtim përsëri për të gjetur ndonjë perlë të vjetër dhe për ta rikthyer përsëri në jetë. Ndërsa pyetjes se çfarë i bën që të treja, a do t’i shesi apo jo, ai na tregon se për momentin nuk ka ndonjë plan shitje, thjesht i ka ekspozuar në dyqanin e vet. Ai kujton se pranë dyqanit të tij po kalonte një turist gjerman, i cili e dalloi menjëherë Tornadon dhe ia kërkoi ta blejë, por ai nuk ia shiti. Madje kur ka ndonjë nevojë për të lëvizur ai përdor biçikletën blu të Tiranës, e cila është me kondrapedal, me 5 shpejtësi, një gjë e rrallë për ditët e sotme. Elisi e ka mësuar t’i japë biçikletës me kondrapedal një MIFA 28 dhe tamam për këtë gjë ai ka nostalgji. Ai na rrëfen se së bashku me dy shokë të tjerë i marrin biçikletat dhe dalin shëtitje për të kaluar kohën dhe për të qenë në formë.

Ai na tregon me imtësi se si i ka ngritur këto tre biçikleta, duke dalë te pazari i biçikletave te Pazari i Ri dhe kur nuk i ka gjetur aty pjesët i ka porositur edhe jashtë, në Itali. Një pjesë të madhe të kohës së lirë e kalon te Pazari i Ri, së bashku me Xhep Muçën te dyqani i zogjve, duke diskutuar për skuadrën e zemrës Tironën, dhe duke parë mundësinë për pjesë biçikletash. Tashmë po ta shohësh treshen e dashur të Elisit ato shkëlqejnë, ndërkaq atij i është dashur t’i pastrojë me letër zumpara për t’ua hequr bojën e vjetër dhe ndryshkun për disa orë rresht. Më pas i ka lyer dhe me kalimin e ditëve i ka pajisur me pjesët e nevojshme, pikërisht me ato pjesë që i përshtaten më mirë këtyre trupave të vjetër. Ngjyrat e përdorura dhe kombinimet e tyre janë një moment pune, por që i kanë sjellë shumë kënaqësi Elisit.

DSC03728

Ai ka synime të qarta për të ardhmen dhe në zërin e tij ndihet vendosmëria për ta realizuar projektin e radhës. “Me ndihmën e Zotit do të realizoj një projekt të ri, krejtësisht të veçantë. Një biçikletë të bome vetë, handmade, të gjithën nga fillimi…” Elisi është një djalë i edukuar dhe besimtar i mirë mysliman. Ai ka vendosur që të gjitha pjesët e trupit të biçikletës t’i bëjë këtu, tubat e trupit, linjat e trupit do t’i vendosë se si do t’i bëjë. “Çdo gjë e kam në kokë dhe shumë shpejt do ta hedh në letër,”-  thotë ai, dhe ne e besojmë. Madje ai mendon se të paktën në Ballkan ajo biçikletë do të jetë unikale në të gjitha drejtimet, si projekt, si dizenjo dhe si ndërtim. Me të vërtetë shumë ambicioz ky projekt i Elisit dhe urojmë që ai të ketë sukses dhe ne të tesheshi.com i urojmë atij, që t’ia dali në krye këtij projekti dhe se do ta ndjekim hap pas hapi në këtë sfidë për t’ia përcjellur lexuesit tonë. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Ndodh në Francë: për shkak të mishit të derrit, rreth të kuq në qafë nxënësve muslimanë dhe hebrenj

Ndodh në Francë: për shkak të mishit të derrit, rreth të kuq në qafë nxënësve muslimanë dhe hebrenj

Dëshmia e një refugjati sirian: si na shpëtoi një polic shqiptar

Dëshmia e një refugjati sirian: si na shpëtoi një polic shqiptar

Auron Tare, ironi me “anti-sulejmanistët”e kalasë së Lezhës: edhe grekët morrën shembull prej jush!

Auron Tare, ironi me “anti-sulejmanistët”e kalasë së Lezhës: edhe grekët morrën shembull prej jush!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni