Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Elisa, vajza që shet kafshë: shqiptarët nuk kërkojnë vetëm qen e mace, por dhe krokodilë e akrepa

by te Sheshi
25/11/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Elisa, vajza që shet kafshë: shqiptarët nuk kërkojnë vetëm qen e mace, por dhe krokodilë e akrepa

Një ndalesë tek “dyqani animal” në rrugën “Myslym Shyri”, me Elisa Reçin, të dashuruarën pas kafshëve   

Nga Bardha Nergjoni

Edhe macen e saj të zezë e quajnë “Dashuri”. Është rritur me kafshë në shtëpi e tashmë nuk mund të ndahet dot nga miqtë e saj me putra. Është 25 vjeçe dhe i është lutur pronarit të të parit dyqan të kafshëve të shumëllojshme në Tiranë që ta marrë në punë. Për të mjafton dashuria për kafshët se gjithçka më pas mësohet vetë.IMAG1259

Edhe studimet në “Inxhinieri mekatronikë” i vazhdon me qëllimin e vetëm që të ketë një punë me të ardhura të mjaftueshme për të mbajtur sa më shumë kafshë.

Elisa Reçi është njeriu që mund të flasë pa pushim për kafshët, madje edhe me informacione të detajuara për kujdesin shëndetësor ndaj tyre. Ka qenë një mace që e ka bërë të kthehet në dyqanin që tashmë prej 4 vjetësh është një shtëpi e madhe për të dhe kafshët e saj.

40 qenushë të racave të ndryshme, mace, papagaj, zogj nga më të ndryshmit, kafshë ekzotike, iguana deri edhe krokodilë, gjenden në këtë dyqan që është themeluar po nga një i pasionuar për kafshët. Gjithçka bëhet me shumë dashuri. Kafshët ndiqen me kujdes edhe pasi shiten. Punonjës e pronarë tashmë janë miq të pandarë me një qëllim të përbashkët.  Elisa është ajo që na afron shumë me këtë botë që për ne duket e re, por për vajzën brune që do të vazhdonte pa fund të fliste sidomos për macet, konsiderohet një mënyrë jetese.

Elisa, si përfunduat në një dyqan kafshësh?

Dyqani kishte vetëm një muaj që ishte hapur dhe isha duke kaluar në rrugë, kur prej andej del një mace. Ishte një shenjë pasi unë i dua shumë kafshët dhe dalja e asaj maceje nga ky dyqan më tërhoqi. Kthehem aty dhe i lutem pronarit të më marrë në punë. Ata nuk donin punonjës por unë kam insistuar gjatë që të më merrnin.

Çfarë kujdesi kërkojnë kafshët?

Sigurisht që kërkojnë pastrim dhe ushqim.  Ushqimi është i posaçëm, gatimet duhen me një sasi kripe të caktuar. Ka ushqime të veçanta për çdo racë e për çdo moshë. Ne jo vetëm që kujdesemi sa kohë janë në dyqan por edhe më pas. Po kështu edhe i shëtisim, sidomos ato që janë me mbi dy vaksina.

Çfarë kafshësh keni mbajtur dhe keni në dyqan?

Duke filluar nga qeni, macja, papagaj, majmunë, iguana, kemi pasur gjarpërinj, krokodilë, arinj, kameleonë, breshka. Dy krokodilët që ne kemi pasur janë shitur e janë aktualisht në Tiranë. Krokodili rritet shumë ngadalë dhe miqësohet me njerëz.  Krokodilët këtu kanë ardhur shumë të vegjël dhe kur janë të vegjël nuk janë të rrezikshëm. Këto lloje kafshësh i marrin më shumë lokalet që duan të tërheqin vëmendjen. Ka shumë njerëz që kërkojnë edhe edhe akrepë. Ne nuk  kemi mbajtur por na i kanë kërkuar.

IMAG1269 (1)

Si i siguroni kafshët?

Kemi kontratë me një fermë nga jashtë vendit. Çfarë na kërkohet nga klientët i porosisim dhe i marrim. Kafshët ekzotike vijnë nga vende të ndryshme dhe më të vështirë për të ardhur në Shqipëri se kërkohen shumë dokumente.

 Çfarë ju kërkojnë kryesisht klientët?

Më shumë na kërkojnë qen edhe mace. Për racën varet nga preferencat. Ato që janë në apartamente kërkojnë  kryesisht raca të vogla si rodvajler, maltez, etj. Ndërkohë për fëmijët preferohen labrador, koker spanjoll apo raca të tjera. Djemtë e rritur kërkojnë qen më të fortë dhe më mëdhenj. Gjithçka varet nga grupmoshat. Marrin kafshë edhe njerëz të vetmuar që i duan për shoqëri. Na i kërkojnë edhe nga qytete të tjera. Sapo kemi dërguar një rodvailer në Lezhë.

Shoh që ju i njihni shumë mirë kafshët. A kanë mjaftuar këto 5 vjet për të arritur këto njohuri?

Nuk kam vetëm 5 vjet që i njoh kafshët pasi kam pasur mace qysh dy vjeçe. I dua kafshët. Kam mace në shtëpi dhe dy qen. Ndërkohë në dyqan kam një mace të braktisur, një mace mikse e shumë kafshë të tjera. Do të kem gjithmonë kafshë.

Çfarë duhet për t’u punësuar në një dyqan kafshësh?

Është shumë e thjeshtë por edhe shumë e vështirë të punosh në një dyqan kafshësh. Nuk kërkojnë as eksperiencë dhe as shkollë, por e vetmja gjë që kërkojnë e cila është e rëndësishme dhe që duhet është dashuria për kafshët. S’ka gjë që nuk e di punën mjafton që t’i duash dhe çdo gjë mësohet e arrihet.

 Ju keni raste edhe kur keni marrë kafshë nga rruga dhe i keni mjekuar. A ju bën përshtypje fakti se shumë bashki ende vrasin i vrasin qentë?

Është shumë e tmerrshme të vriten kafshët. Miqtë tanë veterinerë në Shkodër kanë dhënë një shembull mjaft pozitiv. Bashkia dha fonde për t’i vrarë qentë por ata e kundërshtuan dhe e hodhën në gjyq e paratë për vrasjen u përdoren për t’i sterilizuar.

Do të vazhdoni gjithmonë të kujdeseni për kafshët edhe pasi të mbaroni shkollën?

Po, sepse dhe shkollën e vazhdoj që mund të kem një profesion me shumë të ardhura në mënyrë që të mund  kujdesem për më shumë kafshë. Shpresoj që dega që po përfundoj të më ndihmojë në objektivin tim për t’u kujdesur për kafshët në çdo kohë.

Një veteriner i ri që i do kafshët

Siç e thotë dhe vetë, për kafshët ka mësuar më shumë në punë se sa në shkollë. Kjo ndodh sidomos për kafshët e luksit që kërkojnë një vëmendje më të madhe pasi do të jetojnë shumë pranë me njerëzit. Qysh në fillim të ardhjes së kafshëve, veterineri i këtij dyqani, Reniz Bejkollari.IMAG1265_BURST002_COVER

kontrollon gjithçka deri në detaje. Të gjitha kafshët janë të shoqëruara me një kartelë të posaçme për vaksinat dhe kontrollet shëndetësore bashkë me datën e lindjes. “Kafshët i marrim të vaksinuara dhe në bazë të moshës shtohen vaksinat.

Të gjitha kafshët që vijnë e dalin nga ky dyqan kanë garanci për shëndetin dhe rracën e tyre”. Dalëngadalë ky dyqan po merr formën e një klinike kafshësh dhe çdo ditë e më shumë kujdesi ndaj kafshëve të luksit, por edhe të rralla, rritet. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Next Post
Lidhja mes zhvillimit të trurit dhe këmbëve

Lidhja mes zhvillimit të trurit dhe këmbëve

Pushon lufta tregtare Tiranë-Shkup, Neziri bëhet negociator

Pushon lufta tregtare Tiranë-Shkup, Neziri bëhet negociator

Eduard Selami: Basha më ka zhgënjyer, nuk vjen dot në pushtet

Eduard Selami: Basha më ka zhgënjyer, nuk vjen dot në pushtet

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni