Pas thirrjes së SHBA-ve që çështja e Demarkaiconit me Malin e Zi të ratifikohet, një kërkesë të tillë kyeministrit Haradinaj ja ka bërë edhe kongresmeni amerikan, Eliot Engel.
“Demarkacioni është çështje e rëndësishme dhe duhet të zgjidhet sa më shpejt dhe aq më mirë”, tha Engel, në një konferencë për media duke shtuar se është kundër mbajtjes peng të gjërave për shkak të Demarkacionit.
Kurse kryeministri Haradinaj, ka kërkuar ndihmën e SHBA-së për temat e mëdha, të cilat ende janë të hapura.
“Kosova ka ende t ema të hapura, por është e përcaktuar për euroatlantik. Në këtë drejtim ne kërkojmë ndihmën tuaj. Është për mua edhe kënaqësi, por edhe nder, që këtë miqësi që e kemi edhe nga kohët e vështira, por thellojmë edhe me demokracinë në Kosovë”, tha Haradinaj, duke zgjedhur kështu që t’i shmanget me stil thirrjes së drejtpërdrejtë të kongresmenit. /tesheshi.com/