Si do t’ia shpërblenit njeriut që ju ka shpëtuar jetën? Do ta shpëtoni atë në rast vështirësie apo jo? Kjo ka ndodhur në Tailandë ku një elefant i vogël u hodh në lum për të shpëtuar njeriun i cili e kishte ndihmuar një vit më parë.
Fondacioni për Shpëtimin e Elefantëve në Chiang Mai, filmoi elefantin e vogël teksa shpëtonte Darrick Thomsonin, bashkë-themeluesitn e fondacionit dhe njëherësh njeriun që shpëtoi elefantin.
Por këtu kishte një kleçkë: Thomsoni nuk ishte vërtetë në rrezik.
Ai thjeshtë po e thërriste elefantin gjatë kohës që ishte në ujë, dhe ai e mori si thirrje për ndihmë.
Elefanti nxitoi në ujë duke i zgjatur Thomsonit hundën e tij që të mbahej. /tesheshi.com/