Rreth 15 pika të tregtimit të karburanteve janë bllokuar në Elbasan në një aksion të ndërmarrë nga bashkia dhe policia. Shkaku i mbylljes së aktiviteteve ishte mungesa e liçencave në ushtrimin e aktivitetit.
“Subjektet kishin 1 javë kohë për të plotësuar dokumentacionin, por nuk ka rinovuar liçencat dhe nuk kanë shlyer detyrimet. Në kushte të tilla, bashkia e mbështetur edhe nga policia e shtetit ka vepruar conform ligjit duke bërë bllokimin e pikave deri në shlyerjen e të gjitha detyrimeve”, tha Aurel Kaja, kryeinspektor pranë Bashkisë së Elbasanit.
Në territorin e Bashkisë së Elbasanit ushtrojnë aktivitetin 60 pika karburantesh. /tesheshi.com/