Planeti i nëntë dhe misterioz i Sistemit Diellor mund të ekzistojë me të vërtetë. Pas dhjetëra llogarish të cilat nuk kanë bindur thuajse asnjëherë njerëzimin, tashmë një simulim i ri ka dhënë evidenca të cilat janë prova mjaft bindëse.
Lajmi është publikuar në Astronomical Journal nga Michael Broën e Konstantin Batygin, të dy pjesëtarë të Institutit Kalifornian të Teknologjisë.
Planeti nuk është parë ende, ndaj nuk mund të flitet për një zbulim, por këtë “llogari të reja janë më të gurta në krahasim me ato të bëra në të shkuarën”, ka thënë Alessandro Morbidelli, nga Observatori Costa Azzurra në Nizza. Ndër të tjera, trupi absorbon një pjesë të madhe të dritës së diellit për arsye ende të panjohura, ndaj është pagëzuar si “planeti i zi”./tesheshi.com/