Një javë pasi vrau vajzën e ëndrrave, Arjela Muratin, ka ndërruar jetë Aldison Belulaj, i cili qëlloi dhe veten më pas në kokë. Ai ishte në gjendje koma, me shumë pak shpresë për jetën dhe kjo e fundit i është ndërprerë përfundimisht pasditen e kësaj të diele.
Vrasja e ndodhur para QSUT-së tronditi mbarë opinionin. Ishte tipike një vrasje pasioni që la pas dy jetë të humbura të rinjsh. /tesheshi.com/