Një vrasje mafioze e ndodhur të enjten mbrëma te “Komuna e Parisit” në Tiranë, ka nxjerr sërish emrin e gjykatëses së Krujës, Enkeleida Hoxha, e cila njihet për lirimin që iu ka bërë shumë emrave të bujshëm të krimit.
Kështu me të fundit rast, ku i ekzekutuar ka mbetur Hekuran Billa, i dënuar me burgum të përjetshëm në Angli për një vrasje e një plagosje, më pas dënuar me 25 vjet në Shqipëri, e i liruar pak kohë më parë pikërisht nga gjykatësja Hoxha.
Hekuran Billa, i njohur dhe si Herand Bilali, qarkullonte i lirë, sigurisht me makinë luksoze – një X6, dhe pse me një mal dënimesh ndaj tij, e gjithashtu edhe pse kontigjent i njohur kriminal për policinë.
Fundi i tij ka qenë ai i njohur në të tilla raste: i ekzekutuar nga rivaliteti ose hakmarrja gjithashtu kriminale. /tesheshi.com/