Armando Gjini, i njohur edhe si Tonin Gjini, 48 vjeç, u ekzekutua me qendër të Rrëshenit, pranë katedrales se këtij qyteti.
Vrasja ka qenë tipike mafioze, pasi ka ndodhur në sy të 2 fëmijëve te mitur të viktimës, brenda automjetit ku ndodhej.
Muaj me parë, Armando Gjinit iu vendos eksploziv në automjet, po me dy fëmijët brenda, por që u diktua prej tij dhe u çaktivizua nga policia. E sot, ata që donin ta hiqnin qafe ia kanë arritur qëllimit.
48 vjeçari njihej si anëtar i bandës se Met Kananit, arrestuar kohë me pare si një ndër kapot e trafikut të drogës me Turqinë. Kështu, Rresheni nga një qytet i qetë dhe i “harruar” është kthyer në listën e qyteteve me krime të tipit mafioz. /tesheshi.com/