Është ekzekutuar shqiptari i radhës në vendet e Amerikës Latine. Ergys Dashi, 34-vjeç, nga Durrësi, u qëllua një restoranti në veri të Guayaquil në Ekuador.
Sipas informacioneve të autoriteteve vendase, dyshohet se ai ishte përfshirë në trafikun e drogës.
Mediat vendase raportuan se shqiptari ishte ulur në një restorant, ku dy persona njëri prej tyre me një buqetë me lule në dorë, u futën brenda lokalit dhe qëlluan me afro 20 plumba drejt tij duke i marrë jetën në vend.
Prej plumbave ka mbetur e plagosur dhe Angie Romero, 26 vjeçe, e cila ndodhej e ulur fare pranë tavolinës ku qëndronte shqiptari.
Në vitin 2014, Ergys Dashi është arrestuar nga policia po për kultivim droge, si pjesë e një operacioni që çoi prapa hekurave 32 persona.
Ky është i disati shqiptar i ezkekutuar vitet e fundit në Amerikën Latine. /tesheshi.com/