Ka përfunduar arratia për priftin katolik Arthur Perrault, 80 vjeç, i cili pas 26 vjetësh është arrestuar dhe esktraduar në SHBA. Agjentë të FBI-së e gjetën atë në Marok pas një kohë hetimesh dhe ndjekje.
Neë York Times i referohet agjentit James Langenberg, i cili ka konfirmuar se së bashku me dy ndihmës udhëtuan për në Marok të enjten për të marrë priftin.
Langenberg shtoi se Perrault ishte vendosur në këtë shtet vitin e kaluar.
Arratia e tij ndodhi në vitin 1992. Prej atëherë ai akuzua për pedofilinë, pas së cilës ai vendosi largimin nga Shtetet e Bashkuara.
Thuhet se gjatë shërbimit 20-vjeçar ai abuzonte seksualisht me më shumë të mitur. /tesheshi.com/