Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Eksperti francez: Pesë mësime të nxjerra nga një rebelim rus 24-orësh

Dështimi i liderit të Wagner-it nuk do të thotë se nuk do të ketë pasoja të rënda për Putinin

by te Sheshi
26/06/2023
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Eksperti francez: Pesë mësime të nxjerra nga një rebelim rus 24-orësh

Në një artikull në gazetën franceze Le Monde, Julien Vercueil, një ekspert francez i specializuar në çështjet ruse, paraqet një vlerësim të yshtjeve të “komandantit të luftës” rus Yevgeny Prigozhin në Moskë, të cilat mahnitën botën. Ai shpjegon se dështimi i liderit të grupit Wagner nuk do të thotë se rebelimi i tij nuk do të ketë pasoja të rënda për presidentin Vladimir Putin.

Nëse do të hapej qasja në arkiv dhe do të shiheshin detajet e vërteta të ngjarjeve që ndodhën në Rusi më 23 dhe 24 qershor 2023, historianët mund të zgjidhin fijet e aventurës së çmendur të Prigozhin. Eksperti thotë se nga ky incident mund të nxirren pesë mësime.

E para: Është e qartë se Prigozhin, përpara se të hynte në këtë “bixhoz”, nuk arriti të fitonte në kohë mbështetjen e nevojshme politike për një akt të tillë. Pasi arriti 200 kilometra nga kryeqyteti rus, ai kuptoi se nuk mund të shkonte më tej pa rrezikuar një fatkeqësi përfundimtare. Kjo do të thotë se dështimi i Prigozhin ishte kryesisht politik.

Për më tepër, Prigozhin dhe forcat e tij nuk hasën në asnjë rezistencë të vërtetë në terren, pasi kolona e Wagner-it përparoi pa ndonjë përplasje të rëndësishme. Sipas ekspertit francez, kjo tregon indiferencën e popullatës dhe autoriteteve lokale ndaj asaj që po ndodh, madje ka informacione se një detashment i ushtrisë së rregullt ruse deklaroi besnikëri ndaj Wagner-it atë ditë.

Së dyti: Ky incident paraqet një poshtërim për Putinin para popullit, vartësve, aleatëve dhe armiqve të tij dhe është fyerja më e keqe për personalitetin e tij. Kolona ushtarake, e cila shkoi me synimin e qartë për ta larguar nga pushteti, arriti të kalonte 800 kilometra drejt Moskës, gjë që flet për dobësinë e dukshme të Putinit.

Rritja e moralit të ushtarëve ukrainas

Së treti: Është e sigurt që ndikimi i këtij “bixhozi” në situatën në ushtrinë ruse nuk ka qenë i menjëhershëm, por as i parëndësishëm, sipas ekspertit francez. Është e vërtetë që burimet ushtarake nuk u devijuan nga fronti ukrainas për të mbrojtur Moskën, por për 24 orë i gjithë zinxhiri i komandës ushtarake ishte në dyshim. I vetmi komandant ushtarak rus që mund të pretendojë sukses të vërtetë në Ukrainë është rebeluar dhe ka sfiduar hapur lidershipin e tyre, duke i përshkruar komandantët si të korruptuar dhe të paaftë, gjë që mund të ketë një efekt të keq psikologjik te oficerët dhe nënoficerët të cilët e kuptojnë se ajo që ndodhi do të rrisë moralin te ushtarët ukrainas.

Së katërti: Kjo rezultoi në një lloj ruajtjeje formale të fytyrës që lejoi Presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, të paktën të shfaqej si një njeri i fortë këtë herë. Nga ana tjetër, ngjarja nxori në pah hezitimin e Presidentit të Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, të cilit iu kërkua ndihmë, siç dhe homologut të tij bjellorus, por ai preferoi të qëndronte larg përfshirjes në atë që ndodhi.

Së pesti: Bërthama solide e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik duket se është cenuar. Ndërsa ndërmjetësimi i Lukashenkos i shpëtoi jetën Prigozhinit dhe parandaloi gjakderdhjen ruse, kthimi në një aleat të lodhur dhe paranojak të Bjellorusisë do të ketë një çmim diplomatik për Putinin, sipas ekspertit francez.

Kur bëhet fjalë për koston politike të këtij rebelimi, sipas ekspertëve, ai tashmë është i prekshëm dhe i madh për Putinin, i cili ka filluar të shihet si kreu i një vendi të ndarë, busulla e të cilit sapo është lëkundur. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Next Post
OKB: SHBA të kërkojë falje për Guantanamon

OKB: SHBA të kërkojë falje për Guantanamon

Veriu i trazuar, kryediplomati amerikan kërkon ndëshkim

Veriu i trazuar, kryediplomati amerikan kërkon ndëshkim

Një video që shpjegon se çfarë ndodhi në nëndetësen Titan

Një video që shpjegon se çfarë ndodhi në nëndetësen Titan

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni