Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Eksperimenti Trump: Michael Wolff rrëfen pas-kuintat e librit “Zjarr dhe Tërbim”

by te Sheshi
15/01/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Eksperimenti Trump:  Michael Wolff rrëfen pas-kuintat e librit “Zjarr dhe Tërbim”

Një darkë me midhje dhe çaj në shtëpinë e Michael Wolff në fshat, ishte skena ku u ngjiz ideja e librit që për vetë autorin është shndërruar në një “ngjarje ndërkombëtare politike”.

Mes të ftuarve ishin ish-shefi i Fox News, Roger Ailes, dëbuar nga perandoria Murdoch për shkak të akuzave për ngacmime seksuale, dhe Steve Bannon, trashëgimtari në pritje i kurorës së medias djathtiste Breitbart, i cili vetëm gjashtë javë më herët kishte orkestruar fitoren e pamundshme të Donald Trump.

“Kishin kaluar gjashtë muaj që kur Roger ishte dëbuar nga Fox dhe nuk bëhej fjalë që unë po mikprisja një njeri të fuqishëm, e kundërta është e vërtetë”, thotë Wolff në një intervistë për “The Guardian” nga karrikja e vendosur pranë oxhakut në studion e tij. Ftesa për Bannon erdhi më pas. “E pyeta në shkëndijë të momentit: ‘Roger po vjen për darkë, a dëshiron të vish?”.

Ndikimet e menjëhershme të librit janë mbuluar gjerësisht nga media. Mes tyre, shkatërrimi i marrëdhënies së Bannon me Trump dhe investitorët e Breitbart, si dhe përpjekjet e çuditshme të Trump për të treguar kompetencën mendore që, siç raportohet nga Wolff, ndihmësit dhe rrethi i tij vazhdimisht dhe hapur e vënë në dyshim.

“Pothuajse gjithë gjërat ku u fokusova më dukeshin të zakonshme”, thotë Wolff. “Gjithçka është shpërthyese pasi kjo është e veçanta me Donald Trump. Ai është kaq anormal, kaq shumë i papërputhshëm me atë që duhet të jetë, saqë çdo gjë që bën në një farë pike, është e papërshtatshme”.

A është presidenti i paaftë të kryejë detyrën?

“Unë nuk e di nëse presidenti është klinikisht i diagnostikueshëm. Unë di, nga ajo që pashë dhe dëgjova prej njerëzve përreth tij, që Donald Trump është thellësisht i paparashikueshëm, iracional, ndonjëherë në kufijtë e jo-koherentes, i fiksuar pas vetes në një mënyrë shqetësuese, dhe përshfaq gjithë ato lloj sjelljesh që do ta bënin çdokënd të thoshte në mënyrë të arsyeshme: ‘Çfarë po ndodh, ka ndonjë problem?’”.

Këtë javë, Trump thirri një diskutim bipartizan me pjesëmarrjen e kamerave për emigracionin dhe sigurinë e kufijve. “Ishte qartësisht një takim për të shpallur veten të shëndoshë si reagim ndaj librit”, thotë Wolff.  Takimi ishte i çuditshëm për disa arsye, përfshirë edhe padurimin e Trump për të rënë dakord me gjithkënd atje.

“Përputhet me një të dhënë tjetër të librit”, thotë Wolff. “Ai nuk do t’ia dijë. Ai do vetëm që dikush tjetër të bëjë punën e tij. Ai dëshiron të fitojë dhe natyra e fitores nuk ka rëndësi me të vërtetë”.

“Kam folur me një numër miqsh dhe aleatësh të Donald Trump. Ai drejtohet nga ideja se “është negociator”, por të gjithë thonë se ai nuk ka negociuar kurrë ndonjë gjë. Negociimi kërkon kuptueshmëri të detajeve. Ai është metodik, nuk mund ta bëjë këtë”.

Shfaqja që dha Trump për emigracionin nuk zgjati shumë. Presidenti iu kthye shpejt biznesit të zakonshëm, duke iu referuar Haitit, Salvadorit dhe pjesës më të madhe të vendeve afrikane si shtete të ndyra, duke nxitur një raund të ri denoncimesh në gjithë botën.

“Ky tipi është një budalla i gjithi”

Në prag të publikimit të librit, Wolff dhe botuesit u përballën me një përpjekje ligjore nga Trump për ta ndaluar. Kjo vetëm sa i frymëzoi për të shpejtuar dhe botuar librin më herët.

“Eshtë një shembull tjetër se ai është jashtë kontrollit”, thotë Wolff. “Unë di që të gjithë u përpoqën ta ndalonin që ai ta bënte këtë përpjekje. Ai nuk ndalet. Koka e tij shpërthen dhe kështu ai bëri atë që nuk e ka bërë asnjë president: u përpoq të padisë dikë për nxjerrje nami të keq dhe shkelje privatësie.

“Ka dy anë të historisë. Unë u shokova nga ky sulm mbi parimet kushtetuese të gazetarisë dhe të mënyrës sesi ne jetojmë, si amerikanë. Ana tjetër është se ky tipi është krejtësisht budalla. Gjithçka arriti ishte të tërhiqte më shumë vëmendje për librin. Ai qëllon veten në këmbë sa herë i jepet mundësia”.

Pavarësisht mohimeve nga Trump, “Zjarr dhe Tërbim” ka qenë i autorizuar, edhe pse në mënyrën kaotike të Trump. Pasi kishte shkruar disa profile relativisht pozitive për Trump dhe Bannon për “ “Hollywood Reporter”, Wolff  u bashkua me turmën e punë-kërkuesve dhe të përulurve në kullën Trump në javët pas rezultatit tronditës të zgjedhjeve.

“I thashë presidentit ‘do të doja shumë të vija e të isha një vëzhgues në Shtëpinë e Bardhë’. Ai mendoi se po kërkoja punë. Unë thashë ‘Jo, jo. Mund të shkruaj një libër”. Fytyra e tij u shkreh. Ishte tërësisht i painteresuar. Kështu që e nxita pak. ‘Do doja vërtet ta bëja këtë”. Dhe ai: “Ok, po, sigurisht”.

Kështu nisi aventura uashingtoniane e një libri klasik e kontravers për një njujorkez. Librat e vizitorëve të Shtëpisë së Bardhë tregojnë se Wolff ka qenë aty më shumë se 20 herë në tetë muajt e parë të administratës së re….

Wolff flet me mllef për shtypin e Uashingtonit. Sipas tij, ata i kthyen në normal të gjithë personazhet e pabesueshëm të Shtëpisë së Bardhë. Nga ana tjetër, ai hedh poshtë idenë e mbajtjes së presidencës nga një tjetër yll i shfaqjeve televizive. Ai thotë se nuk e merr në konsideratë kandidimin e Oprah Winfrey: “Mendoj se libri duhet të merret si një përrallë paralajmëruese”.

“Harroni çdo gjë. Kjo është një histori fantastike dhe këta janë personazhe fenomenalë. Trump është një personazh i pabesueshëm. Bannon është për mua, një dhuratë nga Perëndia. Dhe në krye të gjithçkaje është Anthony Scaramucci! Jared Kushner! Është shumë e mirë për ta besuar”.

“Ky eksperiment ndodhi. Le të bejmë president dikë që është ndryshe dhe që në çdo aspekt është pikërisht e kundërta e asaj që ne mendojmë se duhet të ketë dhe sesi duhet të jetë një president. Ky ishte eksperimenti.”

“Pozitivja është se njerëzit e kanë kuptuar se eksperimenti rezultoi një dështim – madje edhe shumë njerëz që votuan për të”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!
Lindja e Mesme

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
Kadri Veseli: varret e Reçakut presin drejtësi, Specialja betejë që duhet ta fitojmë

Kadri Veseli: varret e Reçakut presin drejtësi, Specialja betejë që duhet ta fitojmë

Vettingu: ndërkombëtarët rrëzojnë anëtarin e qeverisë për në KLP, Plarent Ndrecën

Vettingu: ndërkombëtarët rrëzojnë anëtarin e qeverisë për në KLP, Plarent Ndrecën

Një antibiotik natyral i përgatitur lehtë në kushte shtëpie

Një antibiotik natyral i përgatitur lehtë në kushte shtëpie

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni