Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), Selim Pacolli ka zgjedhur një mënyrë interesante për të kuptuar hallet e qytetarëve të Prishtinës.
Ai është maskuar me mustaqe, mjekër, kapele dhe një palë syze dhe ka dal nëpër rrugët e kryeqytetit duke bërë për një moment gazetar.
Selimi me një mikrofon në dorë ka ndaluar kalimtarët duke i pyetur se çka mendojnë për kandidatët për kryetar të Prishtinës.
Madje ai i ka pyetur kalimtarët se a e njohin Selim Pacollin. /tesheshi.com/