Sot, falë teknologjisë dhe dixhitalizimit, mund të marrim informacion për gjithçka kemi nevojë.
Ama disa nga këshillat e gjysheve kanë rezultuar edhe shkencërisht të sakta.
Në mesin e tyre është edhe kjo metodë se si të dallojmë nëse një vezë është e freskët apo nuk duhet konsumuar kurrsesi.
Por si ta zbulojmë që një vezë është e ngrënshme?
Për të njohur nëse një vezë është ende e freskët ose duhet të hidhet në kosh, duhet të zhytet në ujë.
Nëse është e freskët, veza shkon në pjesën e poshtme të ujit, në qoftë se ajo është ende e ngrënshme mënjanohet drejt fundit.
Por kujdes! Nëse veza qëndron vertikalisht ose lundron, ajo nuk është më e ngrënshme. Dhe nuk duhet të konsumohet kurrsesi!/tesheshi.com/