Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mërgim Mavraj flet nga Meka për 2015-tën: nga vdekja e babait tek kualifikimi i kombëtares për në Francë

by te Sheshi
01/01/2016
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Mërgim Mavraj flet nga Meka për 2015-tën: nga vdekja e babait tek kualifikimi i kombëtares për në Francë

Anketimi në Top Channel e shpalli kombëtaren shqiptare si “Personazh i vitit”. Dhe me plot të drejtë. Dhe në këtë kombëtare ka shumë emra që duhen evidentuar, që nga ai i Xhani De Biazit, një italo-shqiptar simpatik tashmë, e deri tek çdokush që dha ç`mundi që Shqipëria të jetë në Francë këtë verë. Por padyshim që emri i Mërgim Mavrajt, mbrojtësit luftarak e golashënuesit pikant, është ndër më të veçantët, edhe për shkak të ca cilësive njerëzore, të ca situatave ku ndodhet hera-herës, që edhe pse të sikletshme, nuk ia mrrolin portretin e qeshur. Nga Meka ai përcjell një intervistë ekskluzive për tesheshi.com, ku flet për atë çka përjetoi në një vit, gëzime e hidhërime bashkë, siç është vetë jeta…                               

Haxhi-Mavraj

Intervistoi: Ylli Pata

Besoj për ju ka qenë nje vit me shumë ngjarje, që të kanë provokuar lumturi (gol Francës, Armenisë, kualifikimi në europian), por dhe dhimbje (vdekja e babait, dëmtimi i gjurit, humbja me Serbinë). Kë do veçonit ndër si, si nga aspekti i lumturisë e si nga ai i dhimbjes?

Pa dyshim se jeta ka uljet e ngritjet e veta, por çdo gjë që na ndodh është në të mirën tonë, edhe pse ndoshta nuk e kuptojmë këtë. Çdo gjë që na lumturon, na obligon që ta falenderojmë Zotin, e çdo gjë që na hidhëron, na obligon për durim dhe maturi, që dhe ky është falenderim, pasi çfarë na ndodh është në fund e shkruar nga Zoti dhe ajo ka urtësinë e vet. Njeriu nuk mund të dalë nga ajo çka ka caktuar Zotit për të. Siç e përmendet edhe ju, viti 2015 ishte i mbushur me emocione të bukura, por dhe me dhimbje.

download

Nuk ka dyshim që në “toplistën” përsa i përket situatave të gëzueshme, ishte goli me Armeninë, ai që ktheu lojën; pastaj me ai ndaj Francës; marrja e trepikëshit me Serbinë dhe fitorja e shokëve të mij ndaj Armenisë në Erevan që na kualifikoi për në evropianin e Francës, që normalisht është në vendin e parë si kryegëzim. Ndërsa në “toplistën” e momenteve te hidhura, qëndron vdekja e babait tim, i cili për mua, pas Zotit ka qenë gjithçka. Më pas vjen humbja me Serbinë dhe dëmtimi im që më pamundësoi të marrë pjesë në ndeshjet e grupit.

Ishte një vit ku u bëtë dhe pak personazh mediatik. Mos ndoshta të bezdis kjo, duke qenë se dhe e keni pësuar, siç qe rasti i fundit me dorën që (nuk) i dhatë kardinalit?

Keni plotësisht të drejtë, edhe mua ka bërë përshtypje një gjë e tillë. Unë jam rritur krejtësisht në një kulturë tjetër nga ajo e mediave shqipfolëse të cilat në shumë raste, nga asgjëja bëjnë një gjë të madhe, apo qimen e bëjnë tra. E ajo që më ka bërë më së shumti përshtypje është ndërhyrja në jetën personale e familjare duke mos kursyer as momentet më të dhimbshme dhe përjetimet më të rënda shpirtërore që mund t’i kalojë një njeri në këtë botë. Jo vetëm kaq, por duke stisur dhe lajme për të bërë me patjetër një lajm, siç ishte flamuri arab mbi arkivolin e babait, mospërshëndetja e Kardinalit etj., gjëra që ndonjëherë të bëjë të qeshësh.

Me “dorën” e Kardinalit sikur u tentuan të të fusin në hullitë e “ekstremisto-fondamentalistit”, ndërkohë që vetëm pak javë më parë ju nuk ngurruat të citonit “Nënën” e ndjerë Terezë me një thënie të saj. Si ndodhi kjo?

Në lidhje me Nënë Terezën, pavarësisht besimit të saj të ndryshëm nga i imi, ose nga i yni, vepra dhe fjalët e saj kanë lënë një model të rrallë që faktikisht i karakterizon besimtarët, pavarësisht besimit që ndajnë. Thënia e saj më pëlqeu sepse më kujtoi diçka shumë të bukur, një thënie të Profetit Muhamed, që po e citoj: “Puna më e dashur te Zoti është ajo që është e vazhdueshme edhe nëse është pak”. Sepse në Islam ëshë një parim që thotë se “urtësia është plaçka e humbur e besimtarit, kudo që ta gjejë e merr se është e tij”, siç ndodhi në kohën e Profetit ngjarja që tregon vlerën e tespidovës (ajeti Kursij), një e vërtetë të cilën ai e pohoi, pavarësisht burimit që s’e bashkonte asgjë me të. Ndërsa në lidhje me Kardinalin, unë e kam dhënë një intervistë të plotë dhe jam prononcuar në faqen time zyrtare te facebookut. Megjithatë, e rithem se nuk kam patur e nuk kam asnjë arsye, qoftë thjesht njerëzore apo aq më pak fetare që mos i jap dorën një kleriku të një besimi tjetër, apo mos shpreh respekt ndaj tij. Përkundrazi.

Edhe pak muaj dhe do jeni në Francë, diçka vërtet historike për Shqipërinë. A besoni se do bëni pak histori dhe në rezultate?

Shpresa dhe besimi se do bëjmë histori në 2016-ën në Francë na jep forcë dhe na stimulon për të marrë sa më seriozisht këtë event të madh dhe që troket në dyert e popullit tonë për herë të parë. Historia e futbollit na ka mësuar që nuk ka të pamposhtur, as të parëndësishëm. Ndjehemi të barabartë me të tjerët në grup e aspak inferior; përkundrazi, kemi një arsye më shumë se të tjerët që ne duam të bëjmë histori, ndërkohë që të tjerët e kanë bërë më herët.

Duke cituar disa media, keni zgjedhur të pushoni në Mekë ndërsa shokët tuaj kanë shkuar gjetiu. Keni pëshpëritur ndonjë një lutje dhe për kombëtaren në Francë?

Po, është e vërtetë që unë vendosa që t’i kaloj pushimet e fundvitit në vendet e shenjta të Islamit. Tani jam në Qabe, Mekë, dhe me të vërtetë që ndihem si në parajsë, gjë që do jua dëshiroja dhe sugjeroja dhe shokëve të mij besimtarë të kombëtares, por edhe të çdokujt tjetër që akoma nuk e ka shijuar çdo të thotë të gjendesh në Qabe. Sa për lutjet e mija karshi Zotit për të na dhënë sukses në Francë, me duhet të them se lutjet e besimtarit janë sekrete, janë diçka mes atij dhe Zotit, Krijuesit të tij. Megjithatë po ju them se po, jam lutur dhe për atë që thoni ju.

Ju jeni përgjithësisht natyrë e qeshur. Por, çfarë ju bën më shumë të buzëqeshni ndërsa jeni në një vend si Meka?         

Ky vend është i mbushur plot mrekulli dhe argumente besimi. Kjo më bën edhe më të lumtur, edhe më të gëzuar, edhe më të qeshur pa dyshim. Kështu që konstatimi i juaj është i saktë. I qeshur dhe për faktin se ndodhem mes njerëzish të mirë, të cilët kam dëshirë t’i përmend: Genci, Mondi, Shpëtimi, Nikolini-doktori, Laerti, Abdurrahmani, dhe mbi të gjitha imam Ahmed Kalaja. /tesheshi.com/

Related Posts

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Next Post
Messi nuk e mposht dot Cristiano Ronaldon për golashënuesin më të mirë të vitit 2015

Messi nuk e mposht dot Cristiano Ronaldon për golashënuesin më të mirë të vitit 2015

Skuadrat më dominante në Evropë: çuditërisht Barcelona nuk është e para

Skuadrat më dominante në Evropë: çuditërisht Barcelona nuk është e para

Nga Romeo GURAKUQI: Gazetari i majtë!?

Nga Romeo GURAKUQI: Gazetari i majtë!?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Klima që i kushton Evropës miliarda euro

Klima që i kushton Evropës miliarda euro

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni