Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

EKSKLUZIVE/ Kur serbi hakmerret ndaj serbit me eksploziv: pse dhe si

by te Sheshi
17/08/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
EKSKLUZIVE/ Kur serbi hakmerret ndaj serbit me eksploziv: pse dhe si

Nga redaksia           

Qeveria e Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ajo e Mbrojtjes, Shërbim Sekret Serb (BIA) dhe strukturat paralele serbe, kanë terrorizuar qytetarë serbë të Kosovës në pjesën veriore të saj që nga viti 2011.

Pra, i gjithë ky segment kriminal serb i përbërë nga disa instanca shtetërore, legale dhe jo legale, nuk luftojnë vetëm shqiptarët dhe institucionet e Kosovës, por dhe llojin e tyre.

(Në foto kryesore, janë katër krerë të vetëshpallur komunash serbe)  

Këtë e ka pohuar për portalin tesheshi.com një burim, me kusht të anonimitetit, duke sjellë fakte për akte kriminale të udhëheqësve  serbë të Beogradit dhe të strukturave të tyre në veri të Mitrovicës dhe Kosovës.

“Çdo person serb që nuk iu është bindur urdhërave të strukturave paralele të Serbisë që kanë vepruar dhe veprojnë në veriun e Mitrovicës dhe Kosovës, e ka paguar shtrenjtë, deri dhe me jetë, si dhe me vënie të eksplozivit në makina apo në derën e shtëpisë si masa paralajmëruese”, ka thënë burimi i portalit tesheshi.com.

Dhe sipas këtij burimi, eksplozivi në shtetin serb kontrollohet direkt nga Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Punëve të Brendshme; nuk ka asnjë shans që ndonjë person apo grup tjetër joinstitucional  të ketë qasje në eksploziv.

“I tërë eksplozivi  C 4 që është futur në Kosovë nga Serbia ka ardhur me urdhër të këtyre dy Ministrive si dhe nën përkujdesje të BIA-së; ndërsa në veri të Mitrovicës dhe Kosovës, eksplozivi është menaxhuar nga strukturat paralele të Serbisë”, ka pohuar burimi.

Dhe rrëfimi vazhdon: “Pas vendosjes së barrikadave nëpër rrugët e veriut të vendit nga ana strukturave paralele serbe në Kosovë, pa dyshim me mbështetjen direkte dhe të drejtpërdrejtë të qeverisë serbe, eksplozivi ka hyrë në Kosovë përmes rrugëve alternative.  Më vonë pas shtimit të kontrollit nëpër rrugët alternative nga ana e KFOR-it dhe EULEX-it, hyrja e eksplozivit në Kosovë ka ndërruar rrugë, dhe mënyra më e lehtë ka qenë bartja e tij me tren.  Futja e eksplozivit në Kosovë është bërë nga agjentë të BIA-së, të cilët dyshohet se kanë korruptuar një zyrtar doganor të EULEX-it”.

“I tërë eksplozivi që ka hyrë në Kosovë me tren, ka ndodhur gjithmonë kur në detyrë ka qenë një zyrtar doganor i EULEX-it nga një vend i ish-Jugosllavisë me kombësi serbe, me inicialet S.K. (emër i njohur për redaksinë). Ai e ka patur në ngarkim kontrollin e trenit i cili qarkullon në relacionin Kralevë-Zveçan”.

Por burimi i portalit tesheshi.com, thotë se nuk ka munduar ta specifikojë dot nëse zyrtari doganor i EULEX-it me inicialet S.K. e me kombësi serbe, ka qenë i korruptuar kur ka lejuar futjen e eksplozivit në Kosovë apo ka kryer thjesht një detyrë patriotike për shtetin e tij amë, Serbinë; por ai e konfirmon se ky zyrtar ka qenë në dijeni për sasinë e eksplozivit që po hyn dhe ka siguruar që të ajo sasi të mos zbulohet nga kolegët e tij të EULEX-it”.

Burimi me tej burimi  ka preçizuar se si grupet kriminale të qeverisë së Serbisë, nga Ministria e Punëve të Brendshme, asaj të Mbrojtjes, BIA dhe strukturat paralele serbe në veri të Mitrovicës, zgjedhin njerëzit e tyre për t`i goditur në veri të Mitrovicës dhe Kosovës, pra ata që nuk u binden.

IMG_6487

“Eksplozivin i llojit C 4, pas arritjes në Mitrovicë, strukturat paralele serbe e kanë ‘strehuar’ në banesën e M. R (emër i njohur për redaksinë), e cila gjendet në rrugën ‘Xhon Kenedi’, në vijë ajrore 100 m larg objekteve të Universitetit, Gjykatave, Burgut, Stacionit të Policisë, zyrave të EULEX-it dhe UNMIK-ut, në pjesën veriore të Mitrovicës”.

 (Në krah, fotoja e ndërtesës ku është vendosur sasia e eksplozivit)

Sipas burimit, pas identifikimit të serbëve nga veriu i Mitrovicës, Zveçani, Zubin Potoku e Leposaviqit, të cilët kanë zgjedhur të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës, apo me ato ndërkombëtare si KFOR, EULEX e UNMIK, për ndëshkimin e tyre janë angazhuar një grup i përbërë nga:  ish-kryetar i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq, së bashku me 4 ish-kryetarët e komunave, Kërstimir Pantiq, Sllavisha Ristiqin, Dragan Milloviqin dhe Branko Niniq.

“Radenko Nedelkoviqi, dyshohet se pas marrjes së vendimit se një person po bashkëpunon me institucionet e Kosovës apo ato ndërkombëtare, ka urdhëruar Ninosllav Mijanoviqin, që personi të “disiplinohet”, pra të paralajmërohet duke i venë eksploziv në makinë, në shtëpi apo në banesën e tij si masë paralajmëruese”, ka thënë burimi i portalit tesheshi.com. Dhe dyshohet se Minosllav Mijanoviq, pa marrjes së këtij urdhëri, ka njoftuar ekspertët e përdorimit të eksplozivit të ardhur nga Serbia, të cilët më pas  dhe e kanë kryer operacionin. Operacionet kriminale me shpërthime janë kryer në atë mënyrë që dëme anësore të ketë sa më pak të jetë e munduar, ndërsa dëmet në civilë apo në kalimtarë të rastit janë evituar tërësisht”, ka thënë burimi.

Sipas tij, në këto akte kriminale përveç policisë së Serbisë që ka vepruar ilegalisht në veri, është përfshirë direkt edhe kompania e sigurimit fizik ‘Pitt Bull’ e Sllavoljub Joviqit i njohur me nofkën (Pagi).

“Dhe shpërthimet, thotë burimi, gjithmonë janë kryer me telekomandë, vetëm atëherë kur ekspertët e eksplozivit kanë marrë informacione nga ‘Pitt Bull’ se aty pari nuk ka njeri”.

Burimi më tej ka shtuar se në raste kur ekspertët e eksplozivit të ardhur nga Serbia kanë konstatuar se në këtë shpërthim mundet të ketë edhe vrasje të kalimtarëve të rastit, nga eksplozivi është hequr dorë. Në këtë rast është vendosur që makina apo shtëpia e personit të goditet me armë automatike duke bërë atë shoshë.

“Pothuajse të gjithë personat e paralajmëruar në këtë mënyrë kanë hequr dorë nga bashkëpunimi me institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare, por ka pasur raste kur personi nuk ka hequr dorë dhe më vonë është likuiduar”, ka thënë burimi i portalit tesheshi.com. Një rast i tillë është ai i ekzekutimit të Dimitrije Janiqieviqit, në oborrin e shtëpisë së tij në veri të Mitrovicës.

Dhe burimi vijon të dëshmojë më tej: “Po ashtu në këtë mënyrë janë paralajmëruar edhe ish-deputeti serb i parlamentit të Kosovës, Petar Miletiq, i cili ishte plagosur në këmbë me armë zjarri nga një person i panjohur, si dhe ish-zyrtari i lartë i Zyrës Administrative të Kosovë në veri të Mitrovicës, Dragan Milisavleviqin”.

Këtij të fundit, nga dy shpërthime që i kanë ndodhur në oborrin e shtëpisë i janë shkatërruar makinat, ndërkohë që më vonë edhe është plagosur me armë zjarri nga persona të panjohur.

Burimi shton se në të dy raste të fundit personat kanë shpëtuar pa u vrarë, vetëm pasi kanë ndërhyrë zyrtarë të lartë ndërkombëtarë në Beograd.

Por kush janë emrat e tjera që janë angazhuar në këto akte kriminale ndëshkuese, ose “disiplinuese”, siç i kanë emërtuar ndryshe.

radenko

Burimi pohon se në krye të tyre ka qenë Radenko Nedelkoviq, ish-punëtor i MUP-it dhe i BIA-së.

Nga ana e tyre, zyrtarë të policisë së Kosovës në Mitrovicë, kanë mohuar të kenë informacione se kush i ka shkaktuar këto shpërthime, por kanë pranuar se deri më tani policia e Kosovës nuk ka arritur që të zbardh asnjë rast të shpërthimeve dhe vrasjeve në veri të Mitrovicë dhe Kosovës.

“Që nga viti 2011 në veri të Mitrovicës kanë ndodhur mbi 100 raste ku ka pasuar shpërthime në makina, shtëpi, banesa, vrasje dhe plagosje të personave të ndryshëm”, ka thënë një zyrtar i policisë së Kosovës në Mitrovicë. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
FOTO/ Jo vetëm një kapëse flokësh për femrat por edhe me shumë funksione për meshkujt

FOTO/ Jo vetëm një kapëse flokësh për femrat por edhe me shumë funksione për meshkujt

Nga Hatem BAZIAN: Librat dhe leximi në botën muslimane: një krizë serioze

Nga Hatem BAZIAN: Librat dhe leximi në botën muslimane: një krizë serioze

Diçka që nuk dini për hapjen e gojës

Diçka që nuk dini për hapjen e gojës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni