Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

EKSKLUZIVE/ Kur Martin Camaj (ose kostumi i tij), vajtohej me gjamë burrash

by te Sheshi
04/12/2015
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 2 mins read
A A
EKSKLUZIVE/ Kur Martin Camaj (ose kostumi i tij), vajtohej me gjamë burrash

Nga Gjon Neçaj

Martin Camaj, albanologu i shquar shqiptar që kaloi një pjesë të mirë të jetës në Gjermani me një karrierë të ethshme akademike, ku dhe ndërroi jetë më 1992-shin, është vajtuar me gjamë burrash si qëmoti.

Veç kësaj, ai është qarë me lot e kujë prej grash e burrash njëherësh, duke qëndruar i pajetë para tyre në fshatin e lindjes, jo me trup por me kostum.

Gjon Pjetra
Gjon Pjetra

Kjo tregohet nga 80-vjeçari nga Palçi i Merturit, Gjon Pjetra, gjamatar i njohur.

Ai thotë se duke u qëndruar besnik zakoneve kanunore, të afërmit dhe banorët e fshatit Temal të Dukagjinit, me njoftimin e ikjes nga kjo botë e  birit të tyre, Martin Camaj, i cili u kishte munguar prej rinisë së tij, vendosën atë mesmarsi të vitit 1992 që në kullën e Kolë Camajt të hapnin dyert e mortit.

Familjarë të Martin Camajt në Dukagjin
Familjarë të Martin Camajt në Dukagjin

E sipas zakonit, kur mejti (kufoma) nuk është e pranishme, vendosen rrobat e tij e qahet mbi to. Martin Camaj i kishte dërguar para disa kohësh vëllaut të tij një kostum, këpucë e këmishë, të ruajtura në arkën e nuses së tij.

E të afërmit, siç tregon plaku Gjon, me dhjetra burra e kanë vajtuar Martinin me vaje e gjamë sipas zakonit të lashtë, duke ardhur në mort prej krahinave të ndryshme të malësisë, Shala, Shoshi, Pulti, Nikaj Merturi, Malësi e Madhe, Iballë e deri nga Gashi e Krasniqja.

Kështu pra, akademiku i ndjerë, themelues dhe më pas drejtues i Katedrës së Shqipes në Universitetin e Mynihut, është ndoshta i vetmi person me stature intelektuale perëndimore që është vajtuar me gjamë, një ritual i lashtë kanunor i malësisë së veriut të Shqipërisë, ku burri jo vetëm qan – ndryshe nga ç`thuhet në një tjetër linjë tradite se burri që është burrë nuk qan – por madje edhe vajton, duke e shoqëruar vakinë e vdekjes me një kujë të pazakontë të dalë prej gjokse e gurmaze burrash.

Përflitet se rituali i rrallë i gjamës së burrave, jo vetëm vjen që nga koha e Skënderbeut, por që dhe mundet të ketë të bëjë direkt me të, në çastin kur ai ka ndërruar jetë.

Sipas gjamatar Gjonit 80-vjeçar, këtë mendim e ka përforcuar edhe një tjetër gjamatar i njohur nga Nikaj Merturi, Zef  Prend Pepkolaj, që ka vdekur tashmë. Nga mërzia e vdekjes së Skënderbeut – paska shpjeguar ai – e përhapur kjo gojë më gojë, princi Lekë Dukagjini paska bërtitur me të madhe, duke rrahur gjoksin, shkulur flokët dhe gërvishtur fytyrën e tij, derisa është mbuluar në gjak.

E prej këtij çasti, ka lindur më pas tradita e vajtimit me gjamë të të vdekurve, jo vetëm prej grave por dhe prej burrave.

Sipas rregullave zakonore, gjama nuk mund të nisë nëse të paktën nuk janë 10 burra.

Sa më shumë burra që i bashkohen këtij rituali aq më i madh është respekti për të vdekurin. Por kjo vlen vetëm për të vdekurit meshkuj. Sepse për ato femra, vajtojnë gratë.

Pas ndalimit nën komunizëm, rituali i gjamës së burrave ndaj të vdekurve meshkuj u ringjall sërish. Rasti i Martin Camajt e tregon më së miri këtë fakt. /tesheshi.com/  

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Trupat turke msyjnë Mosulin e kontrolluar nga ISIS-i, Davutoglu tjetër deklaratë për avionin e rrëzuar rus

Trupat turke msyjnë Mosulin e kontrolluar nga ISIS-i, Davutoglu tjetër deklaratë për avionin e rrëzuar rus

Pas 15 orësh debat, parlamenti shqiptar miraton p/ligjin për buxhetin 2016

Pas 15 orësh debat, parlamenti shqiptar miraton p/ligjin për buxhetin 2016

Juventus triumfon ndaj Lacios me stil kampioni

Juventus triumfon ndaj Lacios me stil kampioni

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni