Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

EKSKLUZIVE/ Flet Shaqir Mala, kryetari i Mushtishtit: ja çfarë na kanë bërë serbët që nuk i lejojmë të kthehen në fshat

by te Sheshi
29/08/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
EKSKLUZIVE/ Flet Shaqir Mala, kryetari i Mushtishtit: ja çfarë na kanë bërë serbët që nuk i lejojmë të kthehen në fshat
7
SHARES

Nga Blendi Gashi

Proteste-ne-Mushtisht-të-Suharekes3

Nëse në kushte lufte ishte Drenica, në kushte paqeje është Mushtishti ai që po jep leksion dinjiteti Kosovës. Ky fshat i Suharekës, për të disatën herë po detyron ish-banorët e saj serbë që të bëjnë prapaktheu. Dhe arsyen bëjnë mirë që ta dijnë të gjithë ata që nuk i njohin, si në përgjithësi ish-luftrat në ish-jugosllavi, e po ashtu dhe atë të Kosovës. Më e tmerrshmja e tyre, më mizorja duhet thënë, është se në kahjen serbe, rrobën policore dhe ushtarake e veshi edhe populli i thjeshtë. Pra, ata banorë serbë tradhëtuan principiet e bashkëjetesës e u shndërruan sakaq në kriminelë. Kështu u sollën në Bosnjë, kështu u sollën dhe në Kosovë, duke u bërë palë në krime më bashkëpatriotët e tyre nën armë.

Mushtishti, para lufte ishte i populluar me banorë shqiptarë dhe serbë.

Pjesa dërmuese ishin shqiptarë, mbi 500 familje, ndërsa serbë vetëm 190 sosh.

Mushtishti-600x358

Është fshati ku u lindën bilbilat e këngës shqipe, Shkurte Fejza dhe Shyhrete Behluli. Në ditët e luftës, aty u vranë nga serbët 17 persona, mes tyre, gra e pleq, ku eshtrat e disa prej tyre ende nuk janë kthyer për t’i varrosur, ndërsa u dogj edhe i tërë fshati.

Pra, Mushtishti edhe pse bashkëjetonte me serbët, nuk i shpëtoi vrasjeve e shkatërrimit.

Por, bashkëfshatarët serbë, sikur harruan vuajtjen që pësuan banorët shqiptarë dhe pasluftës disa herë tentuan të rikthen në fshat për ta vizituar atë.

Për herë të parë një gjë të tillë e kanë bërë në vitin 2000 por kanë hasur në rezistencë, derisa dje më 28 gusht tentuan sërish po sërish nuk u lejuan.

Duke pasur ende të hapura plagët e mëdha që ia shkaktuan serbët në luftë, banorët e Mushtishtit janë deklaruar se nuk mund të lejojnë të vijnë në fshatin e tyre serbët, edhe ata të cilët i kanë tokat e tyre, pa kërkuar më parë falje për krimet që bëri Serbia ndaj familjarëve të tyre.

Por, si ishin raportet para lufte mes shqiptarëve të fshatit Mushtisht dhe serbëve që jetonin në këtë fshat?!

mushti3

Për këtë na rrëfen, Shaqir Mala, kryetar i fshatit Mushtisht, i cili tregon në detaje për raportet që kanë pasur paralufte, por edhe për sjelljen e banorëve serbë të Mushtishtit gjatë kohës së luftës ku u vranë nga forcat serbe shqiptarë të pafajshëm.

“Shtëpitë e shqiptarëve dhe serbëve, shumica kanë qenë të përziera, pra afër me njëra-tjetrën, dhe raportet mes shqiptarëve dhe serbëve në Mushtisht para se të shpërthente lufta nuk kanë qenë të këqija. Ka pasur komunikim normal dhe urim për vete mes njëri – tjetrit, për festa të ndryshme. Një komunikim i mirë i tillë ka qenë deri në vitet e 90-ta, ku më pas fillon gradualisht edhe të ftohen raportet. Pra, veç kishte filluar një ftohje graduale  e marrëdhënieve ndëretike, por megjithatë nuk kanë qenë aq raportet të acaruara…”, tregon Mala për tesheshi.com.

“Nga vitet e 90-ta filloi shtypja e shqiptarëve në Mushtisht nga serbët”

Kryetari i fshatit Mushtit, Shaqir Mala, thotë se duke filluar nga vitet 90-ta, serbët e Mushtishtit filluan të bëjnë padrejtësi ndaj shqiptarëve.

Ai kujton se si në vitet 90-ta, filloi shtypja e shqiptarëve kudo, dhe përmend disa raste.

“Banorët serbë të Mushtishtit në vitet e 90-ta pushtuan të gjitha institucionet, duke ua pamundësuar shqiptarëve punësimin. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në sistemin arsimor. Në vitin 1991 serbët e kanë shkarkuar drejtorin shqiptar dhe kanë emëruar drejtori serb. Më pas e kanë ndarë shkollën në dy pjesë, në pjesën e shqiptarëve dhe atë të serbëve”, thotë kreu i fshatit Mushtisht.

Ai kutjon se si pas vitit 1992 serbët e ndërprenë financimin e shkollës shqipe dhe më pas shkolla u vetëfinancua nga vetë banorët e Mushtishtit, si dhe nga bashkatdhetarët që jetonin në shtete të ndryshme.

Ndërsa, lufta po trokiste, situata në Mushtisht bëhej më e brishtë në aspektin e sigurisë.

Mala, tregon se si para se të fillonte lufta, banorët shqiptarë të Mushtishtit filluan të merreshin në pyetje nga serbët që e kishin edhe stacionin policor në fshat.

“Burrat shqiptarë, para se të fillon lufta filluan të merreshin në pyetje nëse kanë apo jo armë.
Para se të fillon lufta, serbët përmes zyrës së vendit që e udhëheqnin kanë dhënë ultimatum që të gjithë shqiptarët që posedojnë armë t’i dorëzojnë. Por, vlen të theksohet se përkundër kësaj thirrje, asnjë banor nuk e përfillimi atë vendim
. Deri në fillim të luftës, serbët e fshatit nuk kanë marrë ndonjë veprim ekstrem ndaj shqiptarëve të Mushtishtit. Por, me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), serbët e fshatit u armatosën dhe filluan të bëjnë presion me krisma gjatë natës”, thotë Mala, për tesheshi.com.

Ja ç’farë u kanë thënë banorët serbë bashkëfshatarëve shqiptarë kur policia serbe po i dëbonte nga shtëpitë e tyre

Mala kujton ofensivën e vitit 98-të, ku filluan vrasjet në këtë fshat dhe dëbimi i banorëve shqiptarë  nga shtëpitë e tyre.

mushtishtiaa

“Me ofensivën e marrë ndaj fshatrave Budakovë dhe Maqitevë në vitin 1998-të, në periferi të fshatit ton, u vra Bajram Bytyqi dhe këtu filloi të ndryshoi e gjithë situata.  Me fillimin e bombardimeve të NATO-s çdo natë fshati ka qenë nën krismat e breshërive të armëve të serbëve. Në ditën që na dëbuan nga shtëpitë, më 3 prill të vitit 1998, kujtoj se si erdhën forca të shtuara paramilitare ushtarake serbe të cilat hyjnë në fshat dhe dhanë urdhër që fshati të zbrazet dhe të gjithë banorët të shkojnë drejt kufirit me Shqipërinë.  Të gjithë kryefamiljarët u kontrolluan dhe plaçkitën, shumica prej tyre u maltretuan.
Gjatë kolonës për të lëshuar fshatin në drejtim të Shqipërisë, kujtoi se si serbët goditën me armë zjarri tri vetura, ku vetëm fal fatit shpëtuan njerëzit që ishin brenda. Por, më pas në fund të fshatit serbët e vranë një grua të moshuar. Pasi i plaçkitën shtëpitë e shqiptarëve, serbët më pas ia vunë flakën.
Nga 1080 kulme shtëpish të padjegura kanë mbetur vetëm 9 të tilla
”, rrëfen Mala.

Kryetari i këtij fshati tregon se si disa pleq serbë, gjatë momentit që policia serbe po i dëbonte shqiptarët, kishin thënë se do të “riktheheni në shtëpitë e tyre”

“Disa të moshuar serbë u kanë thënë bashkëvendasve shqiptarë të Mushtishtit se ju po shkoni por do të ktheheni në shtëpitë e juaja, por ne kur të largohemi kurrë nuk do të kthehemi më”, tregon Mala.

Mushtishti nuk është i gatshëm të falë të kaluarën

Lidhur me kërkesën e serbëve për t’u kthyer në Mushtisht, kryetari i këtij fshati thotë se udhëheqja e fshatit nuk ka marrë kurrfarë përgjegjësie për sigurinë e tyre, sepse edhe pas 17 vjetësh nga përfundmi i luftës, nuk ka të dënuar asnjë serb për krimet që kanë ndodh në Mushtisht dhe fshatrat përreth, si vrasje, dhunime, djegie shtëpish, por për më tepër nuk ka as kërkim falje në rrugë zyrtare nga organet shtetërore të Serbisë.

“Prona është e shenjtë dhe e garantuar me ligje të Republikës së Kosovës, ashtu siç është e garantuar liria e lëvizjes, por banorët e Mushtishtit nuk janë të gatshëm të falin të kaluarën, pasi në Serbi ende ka trupa të pakthyer të banorëve që janë vrarë gjatë luftës në Mushtisht”, thotë Mala. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Zëvendëskryeministri turk: amerikanët të mbajnë fjalën, Turqia nuk planifikon të qëndrojë në Siri

Zëvendëskryeministri turk: amerikanët të mbajnë fjalën, Turqia nuk planifikon të qëndrojë në Siri

Beteja për votat e Demarkacionit, Ferid Agani një “kafe politike” me deputeten Demi

Beteja për votat e Demarkacionit, Ferid Agani një “kafe politike” me deputeten Demi

Rama u sqaron konçensionet freshistëve, mungojnë shpjegimet për lazaratizimin e vendit

Rama u sqaron konçensionet freshistëve, mungojnë shpjegimet për lazaratizimin e vendit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni