Në një tryezë për ekonominë organizuar nga “Instituti Pashko”, kreu demokrat Basha ka denoncuar faktin që sipas tij, në 5 vjet të qeverisjes së majtë në Shqipëri nuk ka asnjë investim të huaj. Basha përdori disa tregues krahasues, ku vetëm për periudhën janar-shkurt 2018, ofroi të dhëna investimesh të huaja në vendet fqinje: Maqedoni, Mali i Zi, Bosnjë dhe Serbi.
Basha denoncoi gjithashtu rritjen e borxhit publik. “Nëse vërtet do e kishte ulur, unë do isha i pari që do e falenderoja”, tha kreu demokrat. Gjithashtu sipas tij, investimet në infrastrukturë nga kjo qeveri janë pothuajse zero.
Basha denoncoi dhe taksën progresive duke thënë se është një mashtrim i madh. Sipas, taksa e sheshtë që u aplikua nën qeverisjen e PD-së ishte një taksë e drejtë dhe me shumë rezultat. /tesheshi.com/
Fjalëmbajtja e plotë e Bashës:
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1811179332266573/?t=8