Stouk Sitit i duhej patjetër një fitore sot në takimin ndaj Kristëll Palasit për të shpresuar te qëndrimi në Premier League.
Dhe gjërat shkuan për mirë për vendasit në pjesën e parë, që e gjetën golin në minutën e 43-të. Xherdan Shaqiri, zviceriani me origjinë shqiptare, shënoi nga një goditje e lirë.
Kristëll Palasi u zgjua në pjesën e dytë, kur dhe përmbysi gjithçka, me dy gola të shënuar në minutën e 68-të dhe të 86-të, përkatësisht nga McArthur dhe Van Aanholt.
Humbja 1-2 e la Stouk Sitin në vendin e parafundit në klasifikimin e kampionatit anglez, me 30 pikë, të pamjaftueshme për të shpëtuar.
Ky rezultat i dha fund qëndrimit dhjetëvjeçar të Stouk Sitit në Premier League. Bashkë me zbritjen në Championship, skuadra ka shumë të ngjarë të humbasë dhe Shaqirin gjatë verës. I ardhur në 2015-n nga Interi, lojtari do të kërkojë me siguri largimin për diku tjetër. /tesheshi.com/