Kryeministri i Libanit Saad Hariri tha sot se po jepte dorëheqje pasi dy javësh protesta antiqeveritare kundër ngecjes ekonomike dhe korrupsionit.
Protestat që u shndërruan në manifestime mbarëkombëtare u shoqëruan edhe me dhunë, raporton Bloomberg News.
Mbështetësit e Hezbollahut, forcave libaneze që janë të mbështetura nga Irani, i kanë bërë thirrje Haririt të mos tërhiqet, e megjithatë, vendimi nga ai tashmë është marrë.
Protestuesit antiqeveritar në Beirut kanë kaluar netë të tëra jashtë shtëpive duke vendosur çadra në qytetet kryesore të vendit. /tesheshi.com/