Amerikanët janë bërë më kritikë ndaj Trump në muajin e kaluar ndërsa kriza e koronavirusit thellohet, sipas sondazhit të fundit,.
Sondazhi, i kryer nga Ipsos dhe Reuters, tregon se 56 përqind e të anketuarve tani nuk e pranojnë Trump, 5 përqind më shumë sesa në një sondazh të ngjashëm në mes të prillit.
Vlerësimi i mbështetjes ndaj tij ra me 4 përqind – në 41 përqind.
Sondazhi zbuloi gjithashtu se 46 përqind e votuesve të regjistruar do të mbështesin kandidatin për president Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit, ndërsa 38 përqind do të votonin për Trump.
Sipas të dhënave më të fundit nga Universiteti Johns Hopkins, më shumë se 1.3 milion amerikanë janë infektuar me virusin e ri koronar deri më tani, dhe më shumë se 82,000 kanë vdekur. /tesheshi.com/