Janë ndjerë menjëherë efektet e vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry në Tiranë.
Dhe s’kish si të ndododhte ndryshe pas qëndrimit të pandërprerë të ambasadorit Donald Lu, numri një i Departamentit të Shtetit ka kërkuar konfirmimin përfundimtar nga Lulzim Basha.
Dhe reagimi nuk ka vonuar. Në një deklaratë për Top Channel, kreu i PD-së ftoi rivalin e tij Edi Rama të votonin së bashku reformën në drejtësi.
“SHBA-të nuk kërkojnë mbështetjen e një strukture që nuk bazohet në parimet dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.
“Dera ime mbetet e hapur për të biseduar mbi këtë reformë, për t’u ulur sa më parë në diskutime për t’i dhënë formë përfundimtare reformës në drejtësi, paketë, pjesë e së cilës është edhe Byroja Kombëtare e Hetimit”, tha Basha. /tesheshi.com/