Largimi i Cristiano Ronaldos nga Reali, ka shënuar një rekord negativ për Santiago Bernabeun. Stadiumi legjendar që e ka kapacitetin 81,044 spektatorë, në ndeshjen e parë pa yllin portugez këtë sezon, nuk u mbush as sa gjysma.
Përballë Getafes në takimin e parë të La Liga-s, pati vetëm 48,466 spektatorë.
Ky tregues u cilësua si më i keqi që nga viti 2009. Ishte pikërisht ky viti që Ronaldo mbërriti aty, në Bernabeu duke veshur fanellën e Realit, pas disa sezoneve te Manchester United.
Prej atëhere e vit pas viti, mbretërorët shënuan sukseset më të mëdha ndër vite, duke fituar tre Champions. Por tashmë që CR7 iku në Torino, efekti siduket po ndihet dhe në Bernabeu. /tesheshi.com/