Edhe pse nuk e njeh 30 qershorin si ditë zgjedhjesh, presidenti Meta ka apeluar për qetësi të dielën.
“Të dashur qytetarë,
Përsëris thirrjen time për të respektuar në mënyrë civile dhe demokratike vendimin e gjithsecilit gjatë ditës së nesërme. Sërish ju ftoj të gjithëve të silleni me qetësi dhe mençuri! Është shumë e rëndësishme vetëpërmbajtja e gjithsecilit! E theksoj edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshme që ka nesër ruajtja e paqes sociale. Të gjithë duhet t’i shërbejmë asaj dhe së ardhmes europiane të Shqipërisë.
Shmangni provokimet që mund t’ju çojnë drejt dhunës, në mënyrë që dallimet politike të mos cënojnë bashkëjetesën qytetare në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo qytet dhe në të gjithë shoqërinë tonë”, shkruan Meta.
Reagimi i tij pason atë të dyshes Basha-Kryemadhi, që menjëherë pas paralajmërimit amerikan për t’u futur në “Black List”-ën e SHBA, zbutën tonet dhe ftuan për qetësi. /tesheshi.com/