Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Të koleksionosh medaljet dhe dekoratat e komunizmit

by te Sheshi
09/01/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 6 mins read
A A
Të koleksionosh medaljet dhe dekoratat e komunizmit
49
SHARES

Nga Bardha Nergjoni

“Mjeshtër i madh i punës”, “Hero i Punës Socialiste”,  “Ylli i Kuq”, “Medalja e Trimërisë”, apo “40 Vjetori i PPSH”, janë disa nga medaljet dhe dekoratat që jepeshin në periudhën e komunizmit. Disa kanë vlerë edhe sot, të tjera kanë kohë që nuk dalin në dritë duke humbur vlerë e meritë. 89 medalje e dekorata janë dhënë me motivacione të ndryshme nga viti 1945 deri në vitet 90-të.  Eduardi është i apasionuar pas gjërave të vjetra dhe në dyqanin e tij në Tiranë aty përballë Parlamentit, gjen gjithçka, nga punimet me dorë, bizhuteritë, objektet etnografike, albume, emblema, vegla të vjetra pune, etj. Por ajo që ka marrë më shumë vëmendjen e tij duke shkuar drejt krijimit të një koleksioni të plotë janë medaljet dhe dekoratat.

20160108_134819

Ka mbledhur plot 75 dhe i duhen edhe 13 të tjera që të plotësojë koleksionin e tij të medaljeve dhe dekoratave të lëshuara në kohën e komunizmit. Ndërkohë që çështja e medaljeve dhe dekoratave mbetet ende një “patate e nxehtë” për shtetin shqiptar, pas dekorimeve të kontestuara nga Ministria e Mbrojtjes,  Eduard Veseli shprehet se askush nuk duhet ta harrojë historinë dhe kontributin e të vjetërve. Ai e ka nisur koleksionin e tij ndërsa grumbullonte gjëra të vjetra por lidhjen me dekoratat dhe medaljet duket se i ka qysh në vogli. Nëna e tij ka pasur dekorata dhe, sipas tij, fakti që i ka mbajtur në duar e është krenuar në atë kohë, kanë bërë që t’i vërë detyrë vetes për t’i grumbulluar. Do të vazhdojë të mbledhë medalje dhe dekorata derisa të arrijë numrin 89. Pasioni i tij për dekoratat e periudhës së komuniste vihet përballë shumë debateve të kohëve të fundit, por kjo Eduardit nuk i bën përshtypje dhe vazhdon me pasionin e tij të veçantë.

Sa dekorata keni mbledhur dhe pse mblidhni dekorata?

Dekoratat që kam grumbulluar janë të periudhës 1945-90. Për këto jam interesuar më shumë se objektet e tjera të vjetra. Ka disa që janë të vështira për t’u gjetur si “Heroi i Popullit”, “Heroi i Punës Socialiste”. Këto janë më të rralla, ka pasur pak prerje të tilla dhe mua më mungojnë disa. Ka edhe nga ato që kanë humbur apo i kanë dëmtuar e nuk gjenden. Pra unë nuk e kam ende të plotë koleksionin por vazhdoj të mbledh. Janë gjithsej 89 medalje dhe dekorata të lëshuara nga shteti i atëhershëm dhe unë kam 75 copë.

Pse keni menduar të koleksiononi medalje dhe dekorata?

Thjesht pasion, asgjë më shumë. Nëna ime ka pasur dy medalje të Punës nga ai sistem. Ndoshta nga ajo ka lindur ky pasion pasi kur isha fëmijë i vendosja në kraharor dhe krenohesha me to.

Dekoratat dhe medaljet nuk janë shumë të vjetra. Çfarë vlere kanë për ju?

Një pjesë e mirë nuk kanë ndonjë vlerë monetare. Ka nga ato që kanë vlerë pasi janë tepër të rralla. Por për mua kanë një vlerë tjetër. Dashje pa dashje janë historia jonë. Nuk mund t’i bëjmë hasha 45 vjet sepse ka ndryshuar sistemi. Më të vjetrit i mbanin me shumë kujdes dhe ndjeheshin të nderuar në atë kohë. Për këtë arsye kam menduar t’i bëj koleksion.

Qëllimi është një koleksion i plotë. Ke menduar t’i shesësh?

Edhe ka ndodhur që i kërkojnë t’i blejnë. Koleksionin tim nuk e shes. Ai mbetet koleksioni im dhe do të vazhdoj ta plotësoj sa të mundem. Kur kam më shumë se një kopje edhe i shes. Ka medalje që i kam blerë shumë shtrenjtë dhe normale që do shes ndonjë për të rikuperuar.

Debati për dekoratat

Dekorimi i Shyqyri Çokut, personit që akuzohet si persekutor i At Zef Pllumit me rastin e festës së çlirimit në Nëntor 2015, hapi një debat mbi personat që marrin ende dekorata nga shteti shqiptar. Për të mbyllur këtë debat mazhoranca propozoi disa ndryshime në ligjin e vitit 2013, duke parashikuar përjashtimin nga e drejta për të marrë dekorata, tituj nderi, medalje dhe tituj vendorë nderi apo edhe heqjen e këtyre titujve të marrë më herët, për personat që janë dënuar ose dënohen me vendim gjykate të formës së prerë, për krime lufte, për krime kundër njerëzimit, për bashkëpunim me pushtuesit e vendit, për veprimtari agjenturore kundër interesave të Shqipërisë, si dhe personat që gjatë periudhës 29.11.1944 deri më 31.03.1991 kanë ushtruar funksione të larta shtetërore.

Përkatësisht përjashtohen nga këto përfitime ata individë që kanë pasur funksionin si anëtar ose kandidat i Byrosë Politike të Partisë së Punës së Shqipërisë; drejtues i Frontit Demokratik të Shqipërisë; kryetar i Gjykatës së Lartë; prokuror i Përgjithshëm; kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme; kryetar i degëve të Punëve të Brendshme; punonjësi i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit; bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar prej tij; anëtar i komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve si edhe gjyqtar, prokuror, hetues, në procese politike. Vendimi për heqjen e këtyre titujve, dekoratave apo medaljeve do të bëhet nga një komision i posaçëm i cili do të drejtohet nga zëvendëskryeministri ndërsa në përbërje do të ketë ministrin e Mbrojtjes, të Punëve të Brendshme, të Drejtësisë, të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë por edhe drejtorin e Arkivit Qendror të Forcave të Armatosura, një përfaqësues të organizatave të veteranëve të LANÇ-it dhe një përfaqësues të organizatave të të burgosurve dhe të përndjekurve politikë.

Presidenti i Republikës jep këto dekorata:

1. Urdhri i Flamurit Kombëtar
2. Urdhri “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”
3. Urdhri “Nderi i Kombit”
4. Urdhri “Mjeshtër i Madh i Punës”
5. Urdhri “Nënë Tereza”
6. Urdhri “Naim Frashëri”
7. Medalja e Artë e Shqiponjës
8. Medalja “Martir i Demokracisë”
9. Medalja “Pishtar i Demokracisë”
10. Medalja “Për Shërbime Ushtarake”
Me ligjin nr. 112 dt. 4 prill 2013 janë bërë disa ndryshime thelbësore në emërtime. Neni 7 i Ligjit nr. 112, dt. 4 prill 2013 thotë:

Llojet e dekoratave dhe titujve të nderit

Dekoratat dhe titujt e nderit në Republikën e Shqipërisë, sipas rëndësisë, janë:

  1. “Dekorata e flamurit kombëtar”, e cila u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për merita të jashtëzakonshme për lartësimin e shtetit dhe të kombit shqiptar.
  2. Dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, e cila u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për ndihmesë të qenësishme ose kontribut madhor në mbrojtjen, forcimin apo përparimin e faktorit shqiptar kudo në botë.
  3. Dekorata “Nderi i kombit”, e cila u jepet personaliteteve shqiptare që, me veprat dhe emrin e tyre, nderojnë kombin shqiptar brenda dhe jashtë vendit.
  4. Dekorata “Nënë Tereza”, e cila u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për akte të shquara humanizmi ndaj kombit shqiptar dhe njerëzimit.
  5. “Dekorata e artë e shqiponjës”, e cila u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për trimëri në luftën e armatosur dhe për veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë paqeje.
  6. Dekorata “Pishtar i demokracisë”, e cila u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për shërbime të shquara dhe sakrifica të kryera për kombin shqiptar dhe demokracinë.
  7. Titulli “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”, i cili u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për akte të veçanta heroike në mbrojtjen, forcimin dhe përparimin e Republikës së Shqipërisë.
  8. Titulli “Kalorës i urdhrit të flamurit”, i cili u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për veprimtarinë e tyre në dobi të shtetit dhe kombit shqiptar.
  9. Titulli “Martir i demokracisë”, i cili u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja, që janë martirizuar për veprimtarinë e tyre të shquar për lirinë, demokracinë dhe përparimin shoqëror të Republikës së Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.
  10. Titulli “Mjeshtër i madh”, i cili u jepet punonjësve të fushave të ndryshme të shkencës, artit, sportit, drejtimit, prodhimit dhe biznesit për punë të shquara dhe kontribut thelbësor në zhvillimin e sektorit.
  11. Titulli “Naim Frashëri”, i cili u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja, punonjësve të shkencës, artit, kulturës dhe arsimit për veprimtari të çmuara dhe lartësimin e Republikës së Shqipërisë në fushën përkatëse.
  12. Titulli “Për merita të veçanta civile”, i cili u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për merita të veçanta civile në Republikën e Shqipërisë.

Siç shihet, janë zhdukur krejtësisht URDHRAT. Urdhri i Flamurit Kombëtar është bërë Dekorata e Flamurit Kombëtar, Urdhri “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është bërë dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Urdhri “Nderi i Kombit” është bërë Dekorata “Nderi i Kombit”, Urdhri “Nënë Tereza” është bërë Dekorata “Nënë Tereza”, Urdhri “Naim Frashëri” është bërë Titulli “Naim Frashëri”.

Çuditërisht, ndonëse në sistemin e dekoratave nuk figurojnë fare Urdhri i Flamurit kombëtar dhe Urdhri “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, në nenin 7, të ligjit nr. 112, dt. 4 prill 2013, pika 7 dhe 8, figurojnë këta tituj nderi:

Titulli “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”, i cili u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për akte të veçanta heroike në mbrojtjen, forcimin dhe përparimin e Republikës së Shqipërisë.

Titulli “Kalorës i urdhrit të flamurit”, i cili u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për veprimtarinë e tyre në dobi të shtetit dhe kombit shqiptar”.

/tesheshi.com/

Related Posts

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”
Kryesore

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…
Analizë

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Next Post
Visar Ymeri: Mustafa e Thaçi janë kryebanditët e Kosovës

Visar Ymeri: Mustafa e Thaçi janë kryebanditët e Kosovës

La Liga: Barcelona e zakonshme, Real Madrid me fytyrë të re

La Liga: Barcelona e zakonshme, Real Madrid me fytyrë të re

Ndoshta nuk e keni ditur: ja cila është mënyra më e mirë për të prerë picën

Ndoshta nuk e keni ditur: ja cila është mënyra më e mirë për të prerë picën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni