Është ndarë nga jeta ish-pedagogia e njohur e shkencave sociale, Edlira Haxhiymeri. Njoftimi është bërë nga i biri, i cili shkruan:
“Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të madh ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë, Edlira Haxhiymeri, ndërroi jetë.
Ju falenderoj për ndihmesën dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë më shumë se 5 viteve tejet të vështira ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj…”.
E ndjera qe ndër emrat më të njohur të pedagogjisë universitare, te Fakulteti i Shknecave Sociale, duke e patur karrierën të përqendruar aty.
Vite më parë, gjatë kohës së PS-së në opozitë, ajo tentoi të angazhohej në politikë, pra me këtë forcë, duke u zgjedhur te prurjet e reja intelektuale të Ramës pasi ky i fundit morri drejtimin e kësaj force në 2066-ën. Haxhiymeri arriti të bëhet deri Sekretare në PS, por vetëm kaq. Ajo u tërhoq më pas, duke lënë në kujtesën e publikut vetëm disa dalje në konferenca shtypi në selinë rozë. /tesheshi.com/