Kryeministri Edi Rama i është rikthyer komunikimit javor me qytetarët pas një shkëputjeje disa javore. Rama ka folur për disa nga çështjet e aktualitetit politik, dhe duket se padashur ka zbuluar disa detaje nga zyra e tij në Kryeministri.
Nga video e publikuar dallohen disa topa basketbolli që Rama i ka vendosur mbi varësen e rrobave.
Ndoshta këto janë topat që herë pas here kryeministri i përdor për t´u stërvitur në koshin e basketbollit që ndodhet në zyrën e tij. Për më shumë detaje mund të ndiqni videon e mëposhtme. /tesheshi.com/