Edi Rama i është përgjigjur Ben Blushit nga qyteti i Vlorës duke deklaruar se ai ka bërë sehir në këto 3 vjet ndërkohë që PS-ja po qeveris vendin dhe po ndërmerr reforma.
“Të tjerët e kanë më të lehtë të kritikojnë dhe e kanë më të lehtë sepse nuk kanë asgjë në dorë. Nuk kanë fatin e vendit në dorë. Ne nuk e kemi aspak të lehtë sepse ne kemi fatin e vendit, por jemi të vendosur që të mos tërhiqemi asnjë milimetër nga kjo rrugë reformash, që po të ishin bërë në këto 20 vjet, sot do të ishim në të tjera kushte. Ne nuk mund të tërhiqemi nga reformat në emër të frikës së po humbasim ndonjë votë apo se po prishemi me njëri-tjetrin. Boll ka humbur kohë Shqipëria! Nuk mund të humbasim edhe 20 vite të tjera”, deklaroi Rama në një aktivitet ku vetëm thirrej “Edi, Edi”. /tesheshi.com/