Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Edi Rama nga Brukseli: Pas 25 qershorit qeveria dhe PD, me një zë në BE

by te Sheshi
25/05/2017
in Intervista, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Edi Rama nga Brukseli: Pas 25 qershorit qeveria dhe PD, me një zë në BE

Edi Rama, ka dalë nga takimi me shefen e diplomacisë së BE-së Federica Mogherini, me një garanci më të madhe se BE mbështet “aleancën” PS-PD si një zgjidhje, jo thjeshtë afatshkurtër, por si garanci për paqe sociale në vend edhe pas zgjedhjeve.

Në një intervistë të dhënë për gazetarët Rama tregon se marrëveshja me PD-në do të jetë jetëgjatë.

Përpara darkës informale ju patët dhe një takim bilateral me përfaqësuesen e lartë. Patët mundësi që të diskutonit çështjet e brendshme veçanërisht pas marrëveshjes politike që ju keni arritur? Çfarë mund të kërkojë Shqipëria tashmë në procesin e negociatave me BE?

Jo, nuk kemi diskutuar për çështje të brendshme, thjesht unë i kam thënë shefes së diplomacisë europiane se pas 25 qershorit duhet të jetë e përgatitur ajo dhe Komisioni Europian që qeveria dhe opozita e dalë nga zgjedhjet do kërkojë me një zë hapjen e negociatave në Bashkimin Europian.

Këtë optimizëm e keni shprehur dhe në Kuvendin e Shqipërisë, në një replikë që patët me zotin Blushi. A mendoni që jeni mbështetur nga Mogherini dhe nga Brukseli në përgjithësi për të hapur negociatat e anëtarësimit?

Nuk e mbaj mend këtë replikën që thoni ju, por ajo që mund t’ju them është që ne jemi të destinuar që të bëjmë të gjitha përpjekjet tona për t’u ulur sa më parë në tryezën e negociatave. Pengesë për këtë tryezë ka qenë vettingu, fillimi i zbatimit të vettingut, që shpresoj mos të ndeshë me probleme të papritura, do jetë për ne një arsye shumë e fortë, që sëbashku qeveria dhe opozita, apo shumica dhe pakica e dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, të kërkojnë hapjen e negociatave. Do ta bëjmë këtë me forcë, në kuptimin e një zëri të unifikuar dhe pastaj sigurisht që nuk i kemi të gjitha në dorë, sepse Europa në këto momente është ajo që është dhe nuk është më e mira që do donim të ishte.

Cilat janë problemet që e pengojnë zhvillimin e raporteve mes vendeve të Ballkanit ?

Nuk besoj që ka një problem në nivel të raporteve sepse pavarësisht problemeve që mund të jenë të hapura mes vendeve, ka dialog, ka komunikim, ka ndërveprim e ka një sens të përbashkët të së ardhmes që prevalon mbi të tjera. Kjo është diçka që ne kemi mundur ta shohim e ta konfirmojmë në vijimësi. Pastaj, sigurisht që nuk mjafton vetëm vullneti ynë, por duhet dhe Europa të ketë vullnetin e saj e ne shpresojmë ta gjejmë këtë vullnet pas zgjedhjeve të 25 qershorit dhe pas zgjedhjeve në Gjermani.

Kishte diçka konkrete që iu ofrua të gjithëve sot apo vetëm fjalë të kota?

Fjalët nuk janë asnjëherë të kota, ju e dini që librat e shenjtë fillojnë me fjalën, “fjala ishte Zoti, Zoti ishte fjala”, kështu që pa fjalën nuk kemi ku shkojmë fare! Ajo që unë ju them me bindje është që ne jemi të dëshiruar dhe të vendosur që ta çojmë përpara këtë proces nga ana jonë, duke bërë detyrat tona, sepse në fund fare, gjëja që duhet të kuptojmë të gjithë është që ne nuk e shohim integrimin europian si një udhëtim turistik për të shkuar diku. Ne e shohim si një proces për të bërë një Shqipëri europiane, me shtet, me punë, me mirëqenie, një Shqipëri të denjë për t’u ulur në tryezën e familjes së bashkuar europiane. Natyrisht që nuk mjafton vetëm ajo që bëjmë ne, sepse nga ana tjetër duhet që të gjejmë të njëjtin vullnet e të njëjtën gatishmëri në Europën e bashkuar. Shpresojmë shumë që pas zgjedhjeve në Gjermani gjërat do të jenë shumë më të qarta e Shqipëria do të hapi negociatat në fund të këtij viti, falë dhe marrëveshjes që ne kemi bërë në Shqipëri, falë dhe zgjedhjeve që sipas të gjitha gjasave nuk do të jenë dot të kontestuara, siç kanë qenë në të shkuarën, falë dhe angazhimit të marrë që qeveria dhe opozita, pavarësisht kush është në qeveri e kush është në opozitë, do të ndajnë qartësisht axhendën e debatit të brendshëm, e mosdakordësive të brendshme, po të doni dhe të konfliktit të brendshëm në momente të caktuara, me axhendën kombëtarë të integrimit europian.

Lidhur me zgjedhjet, çfarë garancie ka që do të jenë sipas standardeve? Kjo është dhe një nga kërkesat e Brukselit.

Nuk jam më unë që duhet t’i garantoj zgjedhjet. Tani të gjithë së bashku duhet të bëjmë çmos që zgjedhjet të jenë vërtetë një vijë ndarëse mes të shkuarës dhe të ardhmes. Ajo që unë kam bërë e jam shumë krenar, ajo që Partia Socialiste ka bërë, duke qenë një forcë udhëheqëse në qeveri, është që duke i dhënë mundësinë opozitës që të ketë sytë brenda qeverisë e të mund të shohë nga brenda raportin mes imagjinatës e të vërtetës, të na japë mundësinë si vend e si popull që më në fund të ndahemi nga historia e shëmtuar e zgjedhjeve të kontestuara me dhe pa të drejtë, pavarësisht se si në të vërtetë ka qenë vullneti i popullit./tesheshi.com/

Related Posts

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!
Lindja e Mesme

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”
Diplomaci

Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

07/07/2025
Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij
Sociale & Shoqëri

Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

07/07/2025
Next Post
Taktikat parazgjedhore, Pakal Milo ikën nga PS-ja tek LSI-ja

Taktikat parazgjedhore, Pakal Milo ikën nga PS-ja tek LSI-ja

Bazuar në studime shkencore: e ndenjura ulur apo cigarja, kush na dëmton më shumë?

Bazuar në studime shkencore: e ndenjura ulur apo cigarja, kush na dëmton më shumë?

Albin Kurti paralajmëron: protesta kundër Demarkacionit, jo e qetë

Edhe Kurti premton bërjen e ushtrisë, për Demarkacionin thotë se do rishikohet

TË FUNDIT

  • Të fundit
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

07/07/2025
Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni