Sipas Al Jazeera-s, Edi Rama, Ilham Alijev, Bekir Izetbegoviç, Mahmud Abas dhe Viktor Orban, janë ndër të parët udhëheqës që kanë kontaktuar dhe uruar për fitoren, presidentin turk Rrexhep Tajjip Erdogan.
Ky i fundit ka udhëhequr i sigurt të gjithë procesin e numërimit të votave, duke qenë rregullisht në avantazh me mbi 50 përqind, pa rrezikuar për asnjë çast.
Siç dihet tashmë, kryeministri shqiptar e ka shpallur Turqinë si partnerin nr.1 që pas ardhjes në pushtet, ndërsa raporti i tij i afërt, njerëzor e zyrtar bashkë, me presidentit turk, ka shqetësuar deri dhe kancelaritë perëndimore. /tesheshi.com/