Edi Rama, ia ka kushtuar komunikimin e ditës së dielë çështjes së grabitjes së parave në Rinas, po ka deklaruar se policia nuk a faj.
“Kanë ndodhur shumë grabitje kohët e fundit dhe kjo nuk përbën më lajm. Edhe në kohën e Berishës, bankat janë vjedhur 32 herë”, u shpreh Rama.
Sipas tij, kohët e fundit, grabitjet e fundit kanë qenë të organizuara mirë, me bashkëpunim nga brenda bankave dhe masat e marra për transportin e parave kanë qenë tërësisht të papranueshme, duke injoruar porositë e Policisë së Shtetit.
Kryeministri tha se në asnjë rast hetimet nuk nxjerrin përgjegjëse policinë, por, përkundrazi, Policia e Shtetit ka arritur të zbardhë disa nga këto grabitje, duke arrestuar edhe disa autorë.
“Niveli i rojeve të sigurisë, sigurimi i gjurmueshmërisë së kasave apo shtypja e butonit të alarmit nga ana e shoferit, nuk mund të jenë përgjegjësi e policisë, pavarsisht se këta të fundit u sulmuan nga mediat e SHQUP-it, si të ishin autorë të grabitjes”, tha Rama. /tesheshi.com/