Edi Paloka, deputet i PD-së, gjatë fjalës së tij në Kuvend, u ndal në faktin pse Sajmir Tahiri dhe Ilir Beqaj, mbetën janë kabinetit qeveritar “Rama2”.
Sipas Palokës, Tahiri, ish-ministër i Brendshëm dhe Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë, u bënë koka turku nga kryeministri Edi Rama, pasi ky i fundit do që t´a përqendroje vjedhjen në sa më pak duar.
“Bëri “kurban” Beqajn dhe Tahiri, por e di kushdo që ata u përdorën keq nga Rama. Ai shpalli si risi qeverinë e vogël. Edhe më naivi e kupton se cilat janë qëllimet e vërteta të këtyre ndryshimeve, që lidhen me të famshmen tepsi dhe timon. Tani vjedhja do jetë e përqendruar. Nga dy duart, vendoset në një dorë”, tha Paloka. /tesheshi.com/