Goli i brazilianit Richarlison në ndeshjen kundër Serbisë është shpallur goli më i mirë në Botërorin e sapombyllur në Katar.
FIFA ka njoftuar sot se goli i Richarlison ka marrë më së shumti vota në përzgjedhjen për golin më të bukur të eventit të madh.
Asi Brazilian e shënoi atë në minutën e 73-të të ndeshjes që Brazili zhvilloi kundër Serbisë në grup.
Brazili mposhti Serbinë me rezultat 2:0, ndërsa të dy golat i shënoi Richarlison në minutat e 62-të dhe të 73-të.
I dyti do të mbetet zyrtarisht më i bukuri. Duke marrë në mënyrë elegante topin që Vinicius Junior, me një gjest akrobatik ai e dërgoi në rrjetë. /tesheshi.com/