Ashtu siç kryeministri shqiptar bën sa herë edhe “liderin europian” duke folur në mënyrë kritike mbi “sëmundjet europiane” që e kanë çuar unionin drejt një krize, të njëjtin trend ka ndjekur së fundi edhe kryemininistri serb, Aleksandër Vuçiç.
“Sot e gjithë BE-ja nuk është më aq e qëndrueshme dhe po përballet me probleme të brendshme, ashtu si e gjithë bota”, tha Vuçiç në një leksion në institutin EastWest në Nju Jork. Por ai e çoi gjuhën dhe atje ku dhemb dhëmbi, tek raportet me Moskën, ku u duk se u tregua i sinqertë
“Serbia është në rrugën drejt BE-së dhe po kërkon të ruajë marrëdhëniet e mira me Rusinë.Ne kemi arritur të rrisim tregtinë me Rusinë, por edhe me vendet e rajonit. Gjithashtu kemi përmirësuar marrëdhëniet tona me SHBA-në një masë të madhe dhe me shpresë, do të bëhen edhe më mirë në të ardhmen”, tha Vuçiç, qa shtoi gjithashtu se Serbia kërkon të ruajë paqen e stabilitetin në rajon me çdo lloj çmimi politik. /tesheshi.com/
.