Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Edhe shqiptarët e Maqedonisë të pushtuar nga ankthi i ndeshjes me përfaqësuesen serbe: shprehen gazetarë e ish-lojtarë

by Te Sheshi
08/10/2015
in Kryesore, Sport
Reading Time: 4 mins read
A A
Edhe shqiptarët e Maqedonisë të pushtuar nga ankthi i ndeshjes me përfaqësuesen serbe: shprehen gazetarë e ish-lojtarë

Nga: Mensur Krasniqi

Ngjarje historike për të gjithë shqiptarët anekënd botës është ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ja ku jemi sot të gjithë të bashkuar, me një dëshirë e një qëllim: “Fitore për kombëtaren tonë ndaj Serbisë dhe pjesëmarrje historike në EURO 2016 (Francë)”.

Nuk janë vetëm tifozët nga Shqipëria të përqendruar në ndeshjen e sotme. Me vëmendje të madhe po përcillet çdo gjë edhe nga shqiptarët në Maqedoni. Në kuadër të ndeshjes Shqipëri-Serbi, portali tesheshi.com ka realizuar një vështrim mbi këtë ndeshje edhe nga sportdashësit shqiptarë të Maqedonisë.

Kështu, kryeredaktori sportiv i Radio Televizionit të Maqedonisë, Mustafa Ademi, ka shpërfaqur frikën mustafa ademise tifozët nuk do munden ta ruajnë gjakftohtësinë, e se UEFA do t’i kthehet kësaj radhe kombëtares sonë me dënime të rënda, gjegjësisht me humbjen e 3 pikëve.

“Shpresa dhe dëshira ime më e madhe është të mos biem pre e provokimeve të kundërshtarit dhe ndeshja ta arrijë fundin e saj, qoftë edhe me rezultat jo të mirë për ne. Përndryshe, dihet shumë mirë se UEFA pa u lëkundur fare do të japë dënime shumë të mëdha për përfaqësuesen tonë. Shqipëria dhe lojtarët e saj duhet të jenë të qetë dhe në suaza të mundësive. Edhe pse e di fort mirë që është problem, ata duhet të hyjnë në këtë ndeshje si në çdo sfidë tjetër. E them që është problem më së pari pasi kundërshtari është i njëjti që i shkaktoi të gjitha ato trazira para një viti në Beograd, ndërsa, e dyta, fitorja eventuale në këtë ndeshje, bashkë me më së shumti barazimin e Danimarkës ndaj Portugalisë, do t’i sillte ekipit kuqezi pjesëmarrjen historike në EURO 2016,” deklaroi Mustafa Ademi.

Pasi për Federatën Shqiptare të Futbollit, si të gjithë kolegët e tij gazetarë nga Maqedonia, ishte i “padëshiruar” në “Elbasan Arena”, Mustafa Ademi ka vendosur që ndeshjen ta ndjekë në një ambient miqësor, me shoqëri.

“Ndeshjen do e përcjell bashkë me kolektivin dhe kryesinë e klubit të mundjes Liria, ku në palestrën sportive ‘Mentaz Allajbegu’ e kemi përgatitur një videoprojektor të madh, përmes të cilit do të orvatemi të krijojmë atmosferën e stadiumit. Shpresoj që diku rreth orës 22:45, të gjithë së bashku, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, e çdokund ku jeton qoftë edhe një shqiptar, të dalim rrugëve dhe të festojmë fitoren dhe plasmanin historik në EURO 2016,” shtoi Ademi.

Ndërsa kryeredaktori i sportit në gazetën ditore “Lajm”, Reshat Ibrahimi, ka thënë se përveç ëndrrës shekullore për t’u kualifikuar në ndonjë europian futbolli, shqiptarët duhet të japin edhe provimin që të dëshmojnë kulturë të lartë sportive, për të treguar se jemi popull i civilizuar dhe europian.

reshat Ibrahimi“Patjetër duhet t’i përcjellim të gjitha këto mesazhe, ngase do të jemi në sytë e gjithë botës. Mendoj se në tribunat e stadiumit ‘Elbasan Arena’ do të mbretërojë festa sportive e futbollit, dhe në kuadër të gjithë kësaj do t’i ndihmojmë dhe do t’ua bëjmë edhe më të lehtë detyrën futbollistëve të kombëtares që të arrijnë qëllimin e dëshiruar,” shprehet Reshat Ibrahimi.

Ibrahimi foli edhe mbi rëndësinë e kësaj ndeshje, sepse me fitore do të kualifikoheshim direkt në Euro 2016, barazimi do ta zgjaste ëndrrën; kurse humbjen ai nuk e mendon fare.

“Mos të harrojmë se kemi edhe ca avantazhe të tjera. Kemi edhe një ndeshje me Armeninë, si dhe pjesëmarrjen në play-off. Forma e futbollistëve tanë më jep shpresë të madhe se do të fitojmë në këtë ndeshje historike. Dëshiroj të fitojmë ndaj Serbisë, sepse gëzimi do të ishte i dyfishtë. 8 tetori ditë historike, të festojmë kuqezi!”, tha Ibrahimi.

Ngjashëm me dy bashkëbiseduesit e lartpërmendur u shpreh edhe ish-futbollisti i reprezentacionit të Maqedonisë, Ertan Demiri. Ai nëpërmjet portalit tesheshi.com kërkoi si nga futbollistët, ashtu edhe nga tifozët, që të dëshmojmë vigjilencë dhe mençuri gjatë kësaj ndeshje historike, e kështu rezultati pozitiv s’do të mungojë.

“Duhet qetësi maksimale. Ky është moment historik që duhet shfrytëzuar. Futbollistët në fushë të jenë siertan demiri luanë, por me mendje të qetë. T’i tregojmë botës se shqiptarët janë popull inteligjent dhe se së bashku dinë t’ ia arrijnë qëllimit historik. Si në fushë, po ashtu edhe jashtë saj, duhet të jemi shumë vigjilentë. Ndërsa, sa i përket asaj se ku do e përcjell ndeshjen, do ta shoh atë me familjen time, dhe jam i bindur se do festojmë inshAllah,” lutet ish-futbollisti i njohur Ertan Demiri. /tesheshi.com/

Related Posts

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Thirrja e kryebashkiakut të Jerusalemit: Dilni të armatosur nga shëpia

Thirrja e kryebashkiakut të Jerusalemit: Dilni të armatosur nga shëpia

Çmimi Nobel për Kiminë 2015 shkon tek ‘mekanikët e ADN-së”

Çmimi Nobel për Kiminë 2015 shkon tek ‘mekanikët e ADN-së”

Kosovë: Financuesit e partive kanë marrë mbi 220 milionë euro nga tenderët publikë

Kosovë: Financuesit e partive kanë marrë mbi 220 milionë euro nga tenderët publikë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni